Më shumë se 500 traktorë, në të cilët ishin vendosur flamurë danezë, përshkruan kryeqytetin e Danimarkës, duke kaluar edhe përpara selisë së qeverisë dhe parlamentit, para se të grumbulloheshin tek porti, raporton Agjensia Franceze e Lajmeve.
Qeveria e kryeministres Mette Frederiksen u detyrua të pranojë se vendimi i saj për të asgjësuar 15 milion vizonë (kafshë për gunë) nuk kishte bazë ligjore, sa i përket kafshëve që nuk janë infektuar me coronavirus-in e ri, duke shkaktuar zemërimin e fermerëve danezë.
“Nuk është e rregullt kjo që po ndodh me fermerët. Tani, i gjithë sektori do të duhet të mbyllet”, tha një danez që ka një fermë me vizonë në Danimarkën qëndrore.
“Mette, tirane kokëshkretë dhe autokrate” shkruanin banderolat e fermerëve, në protestën e tyre të pahasur më parë, për shkak të masave që qeveria merr kundër coronavirus-it, masa që nuk respektojnë kushtetutën, masa që në thelb janë antikushtetuese.
Qeveria pas protestës së fermerëve kërkoi falje publike për vendimin dhe ministri i bujqësisë u dorëhoq.
Por, mbeti në fuqi plani për të asgjësuar të gjithë vizonët për arsye proliptike, mes një projekt-ligji që ndalon rritjen e vizonëve deri në janar 2022.
Në Danimarkë, mesa duket pandemia po prek edhe kafshët dhe direkt ekonominë dhe të ardhurat e shumë njerëzve nga një sektor i vetëm, fermerë që detyron të mbeten të papunë dhe pa të ardhura, e thënë ndryshe mijëra individë në mëshirë të asistencave dhënë nga qeveritë dhe BE-ja “sovjete”.
PLANdemia po shfaq imazhin e saj më të llahtarshëm, por një gjë duket të jetë e sigurtë, popujt do të reagojnë, teksa po u cënohet jeta, prona, të ardhurat, puna, familja, jetesa.