Monedhat Dixhitale të Bankës Qendrore Janë Treni Drejt Kampeve Dixhitale të Përqendrimit

/

“Nëse mund të zhvendosni çdo njeri në një kamp përqendrimi dixhital, atëherë mund t’ja zbrazni llogarinë bankare kur të dëshironi dhe t’i tregoni se çfarë mund dhe nuk mund të shpenzojnë, në atë moment e keni në kontroll të plotë.”

Shtëpia e Bardhë publikoi një “kuadër krahasimor” para pak ditësh duke sulmuar kriptovalutat e decentralizuara, ndërsa promovonte një monedhë dixhitale të programueshme të Bankës Qendrore, të kontrolluar nga qeveria e SHBAve (CBDC – Central Bank Digital Currencies), sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Agjencitë që u zgjodhën për të udhëhequr grupin e punës për kërkimin dhe zhvillimin e mundshëm të një CBDCje janë: Rezerva Federale, Këshilli Ekonomik Kombëtar, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Zyra e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë dhe Departamenti i Thesarit.

CBDCtë janë monedhë dixhitale e lëshuar drejtpërdrejt nga Banka Qendrore e një shteti kombëtar dhe shërbejnë si tender legal.

Pra, CBDCtë kontrollohen nga qeveritë dhe për këtë arsye përfaqësojnë të kundërtën ekstreme të ideve – decentralizimi, open-source software, transaksione të drejtpërdrejta – që e bënë Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera një teknologji kaq revolucionare.

Siç mund ta merrni me mend, CBDCtë do të lidhen me identitetet e përdoruesve dhe IDtë dixhitale, të cilat do të lejojnë mbikëqyrjen totale nga shteti dhe do të eliminojnë çdo shans për privatësi financiare.

Sipas gjurmuesit të monedhës dixhitale të Bankës Qendrore të Këshillit Atlantik, 112 vende, që përfaqësojnë mbi 95% të GDPsë globale, po eksplorojnë një CBDC.

11 vende kanë lançuar tashmë një monedhë dixhitale duke përfshirë Nigerinë dhe disa vende të Karaibeve.

14 vende po testojnë programe pilot duke përfshirë Korenë e Jugut, Tajlandën, Arabinë Saudite, Suedinë dhe Kinën, e cila do të zgjerojë përdorimin e saj të Yuan Dixhital në vitin 2023.

Burimi: Atlantic Council CBDC Tracker

Anthony Pompliano, një sipërmarrës, investitor dhe evangjelist amerikan i Bitcoin shkroi marsin e kaluar (2021) se “valutat dixhitale të Bankës Qendrore do të jenë një nga shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut në histori. Valutat dixhitale të Bankës Qendrore heqin privatësinë dhe natyrën e decentralizuar të parave fizike” shpjegoi Pompliano. “Kjo krijon një mjedis ku Bankat Qendrore kanë kontroll të plotë mbi çdo aspekt të jetës financiare të qytetarit. Këta bankierë qendrorë do të jenë në gjendje të shohin sa është shuma që keni në llogarinë tuaj bankare, me kë kryeni transaksione, çfarë blini dhe çdo gjë tjetër për të cilën janë kuriozë lidhur me jetën tuaj financiare” shkroi ai.

“Transparenca e plotë me shtetin heq të gjithë elementët e privatësisë, duke u dhënë gjithashtu mundësinë institucioneve të censurojnë çdo transaksion, pavarësisht nëse kanë apo jo një arsye legjitime”, shkruan Pompliano.

Komentet e Pompliano pasqyrojnë edhe deklaratat e bëra nga presidenti i Bankës së Rezervës Federale të Minneapolis Neel Kashkari, i cili duke folur në një panel të organizuar në Universitetin Columbia, tha se “nuk e kishte idenë se çfarë problemi zgjidhin monedhat e centralizuara dixhitale për qytetarët amerikanë. Çfarë është ajo që një CBDC mund të bëjë që Venmo nuk mund ta bëjë? Por mund të kuptoj pse Kina do ta bënte një gjë të tillë. Nëse ata duan të monitorojnë çdo transaksion tuajin, të vendosin norma interesi negative, ose të taksojnë drejtpërdrejt llogaritë e klientëve, ju mund ta bëni këtë me një monedhë dixhitale të Bankës Qendrore, por nuk mund ta bëni këtë me Venmo.”

Robert Kiyosaki, autori i librit të financave personale “Rich Dad, Poor Dad” (Baba i pasur, baba i varfër) mori kritika të ashpra për idenë e prezantimit të CBDCve.

Kiyosaki iu referua Urdhrit Ekzekutiv 14067 të nënshkruar nga Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Biden në fillim të marsit, vendim mes të cilit qeveria amerikane mund të krijojë një CBDC, duke e cilësuar si “aktin më tradhtar në historinë e SHBA”, mes një postimi në Twitter që e postoi më 17 korrik 2022.

Për më tepër, Kiyosaki shkoi aq larg sa e shpalli themelimin e CBDCve si “komunizëm në formën e tij më të pastër”.

Imagjinoni këto skenarë të mundshëm:

Ju të gjithë folët kundër përdorimit të maskës tek fëmijët në shkollë. Kërkesa juaj u refuzua.

Ju keni postuar mesazhe private në Facebook duke vënë në dyshim integritetin e zgjedhjeve të fundit në Amerikë. Ju, mes bllokimit të profilit, u refuzuat.

Ju nuk e keni bërë vaksinën e fundit të terapisë gjenetike të Pfizer mRNA. Juve u përjashtuat nga çdo e drejtë, u refuzuat.

Ju sfiduat protokollin e bllokimit dhe udhëtuat jashtë zonës suaj të karantinës. U ndëshkuat dhe nuk u lejuat më të bëni një gjë të tillë, pra, u refuzuat.

E ardhmja sipas Klaus Schwab të Forumit Ekonomik Botëror dhe miliarderëve dhe bankierëve që e mbështesin atë është pikërisht kjo: “Nuk do të zotërosh asgjë dhe do të jesh i lumtur”.

Dhe kjo do të bëhet e mundur pasi CBDCtë janë të programuara dhe të programueshme.

Për shembull, Yuan-i dixhital i Kinës mund të programohet që të aktivizohet në një datë të caktuar, të programohet të skadojë në një datë të caktuar, të programohet të jetë i vlefshëm vetëm për blerje të caktuara dhe, në mënyrë ogurzezë, kjo monedhë, mund të programohet që të jetë e disponueshme vetëm për qytetarët që plotësojnë disa parakushte.

Kështu, Bankat Qendrore mund të ndikojnë dhe kontrollojnë sjelljen e marrësve dhe përdoruesve të kësaj monedhe dixhitale të centralizuar, si dhe të përjashtojnë ata që duan të penalizojnë nga pjesëmarrja në sistemin financiar.

Këto CBDC do të lidhen me IDtë Dixhitale, të cilat do të lidhen me pasaportat e vaksinave, gjurmët e gishtave dhe një sistem krediti social të ngjashëm me atë që po zbatohet në Kinë.

Në fakt, i gjithë sforcimi për implementimin e pasaportave të vaksinave dhe IDve dixhitale duket të jetë një hap i paraplanifikuar për nxjerrjen e monedhave dixhitale të Bankës Qendrore dhe sistemeve globale të kredisë sociale.

Ky kontroll nga lart-poshtë përputhet me lëvizjen për energjisë e gjelbër, e cila është krijuar për të prodhuar mungesë energjie brenda një rrjeti inteligjent të monitoruar në mënyrë dixhitale që lidh energjinë, gazin dhe përdorimin e energjisë me IDtë dixhitale të qytetarëve.

Catherine Austin Fitts, ish Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban të Shteteve të Bashkuara, tha në një intervistë të fundit: “E gjithë kjo energji e pastër është projektuar për të prodhuar një sistem elektrik që do t’i lejojë ata të ndërtojnë një transaksion tërësisht dixhital, sistem që do t’u japë atyre kontroll dixhital.

Energjia do të jetë nga lart-poshtë dhe më pas i vendosen sensorë dhe çipa gjithçkaje që lëviz në Amerikë” shpjegoi ajo.

“Nëse mund të zhvendosni çdo njeri në një kamp përqendrimi dixhital, mund t’ja zbrazni llogarinë bankare sa herë që të dëshironi dhe mund t’i tregoni atyre se çfarë mund dhe nuk mund të shpenzojnë, ju pra keni kontroll të plotë.

Nëse qeveria juaj miraton një CBDC, çdo mjek që vizitoni, çdo vakt që hani, çdo udhëtim që bëni, çdo blerje që bëni dhe çdo dollar që zotëroni do të gjurmohet, në kohë reale, nga qeveria juaj, për pjesën tjetër të jetës.”

Monedhat dixhitale të Bankës Qendrore janë kufiri tjetër për betejën për liri dhe kjo është një bisedë që amerikanët dhe europianët duhet të fillojë tani, sepse monedhat dixhitale të kontrolluara nga qendra po kanalizohen dinakërisht në një rrjet të shtrirë vendesh.

Pa ndërgjegjësimin global, Bankat Qendrore do të armatosin paratë kundër njerëzimit dhe do të kryejnë shkeljen më të madhe të të drejtave të njeriut që kemi parë ndonjëherë dhe do të ketë qytetarë, me okë, që do t’i brohorasin dhe duartrokasin demonët e globalizmit, teksa i kthejnë në skllevër.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ja Kush e Minoi Gazsjellësin Nord Stream (video) - Pohim Me Zë & Figurë

Next Story

Rusi: Popullsia u rrit me 13% & së Bashku më Krimenë ka Marrë 23% të Territorit të Ukrainës

Latest from Info