Kievi i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të heqin ndalimin e furnizimit të Ukainës me raketa me rreze të gjatë veprimi ‘ATACMS’, pas sulmeve në infrastrukturë publike bërë dje nga pala ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Revista “Foreign Policy” shkruan për këtë çështje duke iu referuar një letre dërguar nga kryetari i “Rada”, Verkhovna Ruslan Stefanchuk.
Deputeti ukrainas i kërkoi Administratës Biden që të “heqë kufizimin” për armët me rreze të gjatë veprimi dhe të sigurojë sisteme që mund të godasin objektivat ruse në largësi mbi 300 km.
Ai gjithashtu kërkoi SHBAve që t’i kushtohet “vëmendje e veçantë” transferimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore NASAMS, si dhe kërkoi të fillojë dërgesat e avjonëve luftëtarëve F-15 & F-16 për të krijuar një “zonë të ndaluar fluturimi”.
Të gjitha këto pas deklaratës së Presidentit Biden për të mbështetur me focrca ajrore ushtarake dhe jo vetëm, Ukrainën pas sulmeve në Kiev.
Por më herët, Media-t shkruanin se Shtetet e Bashkuara refuzojnë të transferojnë raketat ‘ATACMS’ në Ukrainë, nga frika se sulmet me këto municione në Krime do të përkeqësojnë konfliktin.