Politico: Gazi i SHBA-së i Kushton BE-së Shtrenjtë – SHBA Fiton Nga Lufta në Ukrainë

/

Emmanuel Macron, presidenti francez deklaron se, “sjellja e SHBA-së nuk është shumë miqësore”.

Shumë vende të BE-së porosisin sasi të mëdha gazi natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA për të përmbushur nevojat e tyre me çmime shumë më të larta se gazi natyror rus.

Kur themi më shtrenjtë, nënkuptojmë me 400% më shumë! Është e qartë se kush po fiton nga lufta në Ukrainë, ajo që nuk është e qartë është pse liderët evropianë e lejuan këtë edhe pse e dinin që në fillim se çfarë do të ndodhte.

Siç vë në dukje “Politico”, shumë prej kompanive amerikane kanë bërë një pasuri duke shitur gaz të lirë nga SHBA në kontinentin europian me çmime spektakolare të larta.

Nuk është rastësi që vetë presidenti francez E. Macron tha se, “sjellja e SHBA-së nuk është shumë miqësore” dhe është e vërtetë që në fund të fundit, gjithçka në Ukrainë filloi për hir të Amerikës.

Gazi natyror i lëngshëm (LNG) i ngarkuar në cisterna në portet e SHBA kushton gati katër herë më shumë sesa kushton gazi rus në anën tjetër të Atlantikut, kryesisht për shkak të ndërprerjes së tregut të shkaktuar nga ndalimi pothuajse total i dërgesave ruse, pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Komisioni ka qenë prej disa kohësh nën presion intensiv për të zbatuar një plan për të kufizuar çmimet e gazit, por disa vende, të udhëhequra nga Gjermania, janë të shqetësuara se një masë e tillë mund t’i shtyjë furnizuesit të dërgojnë ngarkesa me gaz diku tjetër.

Vihet re se Komisioni përfundoi duke zbatuar një tavan për çmimin e gazit natyror, vetëm dje më 22/11 me 275 euro për megavat orë (MWH), ndërsa çmimi i sotëm (TTF) është 115 euro për MWH.

Por shumica e trafikut të LNG shkon tek furnizuesit europianë, sipas eksportuesit më të madh të LNG në Amerikë.

“90% e asaj që ne prodhojmë u shitet palëve të treta dhe shumica e klientëve tanë janë shoqëri si, Enels, Endesas, Naturgys, Centricas dhe Engies World,” i tha zëvendëspresidenti ekzekutiv Corey Grindal për “Politico” për tregtinë globale në Cheniere Energy, duke përmendur emrat e ofruesve të mëdhenj europianë të energjisë.

Cheniere, e cila këtë vit pa 70% të LNG-së së saj të eksportuar në Europë, shet gazin e saj natyror sipas një programi me çmim fiks bazuar në çmimin standard të SHBA, të quajtur Henry Hub, i cili aktualisht është rreth 6 dollarë për fuçi.

Kushdo që i rishet këto ngarkesa LNG në tregun europian me shumicë po bën një fitim të madh pasi përfiton nga frika se gazi natyror i Kontinentit të Vjetër nuk do të arrijë gjatë dimrit.

Kur “Politico” e pyeti Corey Grindalin nëse kufiri i çmimit të gazit do të kishte ndikim në mënyrën sesi “Cheniere” punon me kompanitë europiane, përgjigja e tij ishte një “jo”, e prerë.

“Bilanci ynë mbështetet në këto kontrata afatgjata”, shtoi ai.

Diferenca midis çmimeve të gazit midis SHBA-së dhe BE-së nuk ka kaluar pa u vënë re nga politikanët europianë edhe pse tani është tepër vonë për lot.

“Në kontekstin e sotëm gjeopolitik, midis vendeve që mbështesin Ukrainën, dy kategori po krijohen në tregun e gazit: ata që paguajnë shtrenjtë dhe ata që shesin me çmime shumë të larta” tha Presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim para industrialistëve javën e kaluar.

“Shtetet e Bashkuara janë një prodhues i gazit natyror të lirë që ata na e shesin me një çmim të lartë. Unë nuk mendoj se kjo është një qasje miqësore”, tha ai.

Megjithatë, siç vë në dukje “Politico”, Macronit i shkonte shumë mirë të mos përmendim se mbajtësi më i madh europian i kontratave afatgjata të gazit me SHBA-në nuk është askush tjetër veçse “TotalEnergies” e Francës.

Në tabelën e fundit të fitimeve të kompanisë muajin e kaluar, shefi financiar i “TotalEnergies”, Jean-Pierre Sbraire tha se aksesi i kompanisë në më shumë se 10 milionë tonë LNG të SHBA-së në vit “është një avantazh i madh për tregtarët tanë, të cilët mund të arbitrazhojnë midis SHBA-së dhe Europës”.

“Dhe tani, duke pasur parasysh çmimin e LNG-së, çdo ngarkesë vlerësohet në rreth 80 milionë dollarë, madje edhe 100 milionë dollarë.

Pra, kur ne jemi në gjendje të ridrejtojmë itinerarin ose të arbitrazhojmë midis tregjeve të ndryshme, sigurisht, është një mënyrë shumë efikase për të maksimizuar vlerën që vjen nga ky biznes”, shtoi Sbaire.

“Gjenerimi i fluksit të parave të kësaj shkalle shënon fillimin e një epoke të re për kompaninë” vuri në dukje ai.

Nga ana e saj “Naturgy” e Spanjës, e cila ka një kontratë për rreth 5 milionë tonë LNG në vit nga “Cheniere”, është gjithashtu pothuajse pesë herë më fitimprurëse deri më tani këtë vit krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2019, “Iberdrola” e Spanjës, për shembull, i premtoi kontratën e saj 20-vjeçare me “Cheniere” tregtarit aziatik “Pavilion Energy”, i cili tani po përfiton nga shitjet në një treg global me çmime të larta.

Tani që çmimet në kohë reale janë rritur përsëri, “Centrica” pjesë e “British Gas” në pronësi të “Shell” po korr përfitimet dhe po nënshkruan më shumë kontrata afatgjata, së fundmi nënshkroi një marrëveshje 15-vjeçare me eksportuesin amerikan të LNG-së “Delfin” që fillon në vitin 2026.

“Kjo është një rrjedhë vërtet e rëndësishme e të ardhurave për ne”, tha CFO i “Centrica Chris O’Shea”.

Sigurisht, kjo do të thotë edhe diçka tjetër, që tani e tutje konsumatorët europianë, për shumë vite, do të paguajnë gaz natyror shumë të shtrenjtë.

Çdokush tjetër në BE që furnizon gaz natyror rus, si Hungaria, përfiton.

Lufta që po shkaqtërron qytetarin europian me vullnetin dhe dakortësinë e plotë të qeverive europiane, drejtuar nga Komisioni Europian. Luftë me armë dhe luftë me varfëri në Europë, për aq kohë sa europianët të jenë pasivë dhe në letargji.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shpërthime në Krime - Sulm me Dron (video)

Next Story

Perëndimi Ka Përdorur Shumicën e Rezervave të Municioneve të Tij në Ukrainë

Latest from Info