Voice of America / Zëri i Amerikës

Nostalgjitë e së shkuarës, skeptikët dhe vëzhguesit e së sotmes, as nuk i mekin, as nuk i stepin, përkundrazi i nxisin të shikojnë të vërtetën në dimensionet e saj reale dhe në nuancat e saj natyrale, si dhe ta gjykojnë atë (të sotmen), deri në abandonim. VOA – Zëri i Amerikës, kanali që fshehur dëgjonim në frekuencën e Radios, në vitet e monizmit, veçse na ka vërtetuar këto 4 vite të Presidencës Trump, që është vegël e “Deep State”, bazuar tek lajmet që transmeton dhe tek kronikat bajate, që më lenë shijen si të jetë një filial i TVSH-së, demode. Këtu ka katandisur Frekueanca Televizive VOA që shfaq Amerikën në botë, por që në këto 4 vite vetëm këtë nuk ka bërë, qëllimshëm.

Presidenti Trump dhe stafi i tij po mendojnë mbylljen e kësaj Frekuence Televizive ‘broadcasting’ dhe krijimin e një World Network për informimin e qytetarëve të botës mbi Amerikën dhe amerikanët.

Një Televizion që i shpenzon shtetit amerikan më shumë se 250 milionë dollarë në vit, veç fondeve ekstra që frekuenca merr nga programe, projekte dhe donacione në mbarë botën. Kosto e lartë për nivel të ulët gazetarie, në kohë turbulancash sistemiko-politike, ku Amerika dhe Presidenti Trump kanë rolin primar dhe deçiziv, në determinimin e së ardhmes politike, ekonomike ndërkombëtarisht.

Një rast flagrant, që rrudhos dhe zhubravit figurën e VOA, por dhe që vërteton sa më sipër shkrova, është trinomi i një veprimtarie artistike: ARTISTI – VERPA – TEMATIKA.

1. Artisti Avni Delvina një prej piktorëve më të mirë që ka nxjerrë Shqipëria, rezident i Italisë në këto 3 dekadat e fundit post-komuniste (kështu quhen të paktën) mbështetës publik i politikave Trump dhe i vetë fizionomisë së tij si person, vjen në Tiranë me një ekspozitë.

2. Vepra e tij, shpaloset mes një Ekspozite Pikture në Tiranë, shkurt 2019, me 46 punime që ndërthurin dhe kanë pasuruar atin figurativ me elementë të teknologjive të reja.

3. Tematika e Ekspozitës, Presidenti i SHBA Donald Trump.

VOA nuk e transmeton si lajm, këtë Ekspozitë unikale panbotërisht, që në epiqendër të saj dhe të 46 punimeve ka Presidentin e SHBA, të cilit natyrshëm, VOA duhet t’i shërbejë!

Uljani Zërin se po flasim NE! (Modestia në frazën e fundit mungon për rebelizëm.)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mjaft Hoteleve në qytetin e Korçës!

Next Story

“REVOLUCIONI” BOLSHEVIK RUS, KRIM I ORGANIZUAR NGA MASONËT-ILUMINATI & KOMUNISTËT Cikël historik _ Pjesa 1

Latest from Opinione