Kryebashkiaku socialist i New York-ut ka ndërruar edhe ky emrin

Kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio ka ndërruar emrin. Majtistë politikanë me emra të ndërruar nuk ka vetëm në Shqipëri, nuk ka vetëm në PS-në e Edi Ramës, por edhe në mes të New York-ut. Është kryetari i Bashkisë, dora vetë, Bill de Blasio, që e ka ndërruar 1 herë emrin, por 2 herë mbiemrin e tij, ose e thënë ndryshe ka 2 emra dhe 3 mbiemra. Një “surrat” kanë, ngado që enden dhe gjenden (majtistët)!

U lind me emrin: Warren Wilhelm Jr.; Në vitin 1983 e ndërron në: Warren de Blasio-Wilhelm; Në vitin 2002 e ndërron në: Bill de Blasio.

Ky majtisto-globalist i prapë, ky emërndërruar guxon dhe u bën paralajmërime të tilla NewYork-ezëve, mes Twitteri-it, vetëm dy ditë më parë: “…edhe do të arrestoheni nëse qëndroni në grupe të mëdha…” (me fokus komunitetin hebre). Arrogancë majtiste e ca kavjeve antihumane, që në kohë “epidemie” që vetë e krijuan, u flet banorëve për arreste dhe dhunë policore. Mbjell panik dhune!

Edhe pse në grahmat e fundit të pushtetit anti-amerikan, pro-globalist, pro-kinez, pro-djabolik, këta monstra që mbjellin panik të rremë në popull, nuk mjaftohen, por e kërcënojnë dhe shantazhojnë popullin amerikan, si të ishin në shtet totalitar. Janë përballë Stuhisë/Furtunës që u ka ngritur Presidenti, që u është kthyer në tmerr. Shkakun në fakt, për ta humbur kontrollin, e kanë! Do u shtohen shkaqet dita-ditës!

Trump-etat sa vijnë dhe i dëgjojnë më pranë, ndaj dhe llahtarisen!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pro armëmbajtjes

Next Story

Remdesivir është zyrtarisht medikamenti kundër coronavirusit, deklaroi Departamenti i Shtetit Amerikan.

Latest from Opinione