Protestë “tallava” për Teatrin pas shëmbjes

Protestë tallava për Teatrin. Për turp!

Protestë me sehirxhi Bashën nga sheshi dhe me dëgjues të vëmendshëm si ne nga televizori. Çfarë po ndodh?! E rezilepsën fare kauzën e Teatrit me këto yxhymet e miletit protestues. Ca njerëz flasin, rrëmbejnë mikrofonin, hipin majë kokoit dhe thonë ç’u vjen nga mendja (dua të besoj). Çfarë nuk thonë e për çfarë nuk kanë folur. Herë-herë duket si të jetë një shfaqje estrade.

Mona e LSI është nëpër turmë, mes saj, larg folësve spontanë. Ajo takon njerëz, përshëndetet kallaballëkun dhe bën marrëdhënie me publikun. Ndërsa Basha, ky “mashtrues” i rangut dhe i kalibrit të lartë, u thotë njerëzve: “Kur të bëhem unë kryeministër, do ua bëj Teatrin siç ishte.” Dhe ka njerëz të mirë, por pak naivë, ka të shkretë që e besojnë dhe po e bëjnë sllogan, frazën “Teatrin do e bëjmë siç ishte”.

Mikesha dhe miq, Teatrin e prishi Luçiferi, në errësirë, por me kontributin e të gjithëve. Por një pyetje i duhet bërë Bashës, që mos dalë më në shesh: “PD-ja ka patur 3.25 herë pushtetin dhe në 12+1 vite në qeverisje, pse nuk e ka klasifikuar godinën e Teatrit Kombëtar si Monument Kulture të Kategorisë së Parë?! Pse?! Nëse do të ishte Monument Kulture i Kategorisë së Parë nuk do të kishte burrë dhe skizofren partie dhe qeverie që ta prishte.

Sa më sipër, që të mos bëhemi naivë dhe leshko, pa na marrë vala tani për të mbajtur në gji Bashën dhe bashallëkun, si dhe për të mos e ndihmuar atë për t’u dukur sikur është kreu i opozitës. Nuk ka opozitë! Ka vetëm parti në pushtet dhe pazarxhinj!

Këta ca avokatë të ngjirur, ca ekspertë, që dalin dhe flasin, kam një ndjesi që tani dalin dhe oshëtijnë për ligje dhe akte, me ndonjë qëllim për të marrë ndonjë vend nga listat që harton Basha. (Për disa flas, jo për të gjithë.).

Nuk ka zgjidhje tjetër, për mendimin tim, veç zgjedhjeve të vitit 2021 me #Votë_tëPavlefshme për të gjithë këta “maçokët” bumbashirë të partive që shijnë me taksat dhe lekët e shqiptarëve që rropaten. Njëri i vjedh teksa është në pushtet, ndërsa opozita as nuk lodhet fare, i merr të gatshme, “punon” Rama, ha edhe Basha.

Se mos shikojmë në vitin 2021 aleancë PS-LSI për qeverisje? Nënvizojeni këtë dhe kujtojeni tek-tuk, mund që t’ju fanepset mot!

Previous Story

Marinella, legjenda e muzikës greke, sot, 82 vjeç!

Next Story

'Deep State' në Amerikë drejt burgut

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,