15 informacione që po t’i analizosh secilin më vete, kupton më së miri që prapa Bilderberg Grup fshihet, aq sa mund të fshihet tashmë, Rendi i Ri Botëror.
1. Kryetari i tanishëm i Bilderberg Grup është franzezi, CEO i kompanisë më të madhe të siguracioneve në Europë “AXA”, Henri de la Croix Castriers (fare “rastësisht” mik i Macron).
2. Bilderberg Grup axhendën e takimeve e harton paraprakisht në një grup të ngushtë njerëzish potentë në glob dhe më pas axhenda kalon për aprovim nga “Chatham House” (vatër e nxehtë e globalizmit kjo derë, sistemi për të ngritur debate dhe panele diskutimi në çështje kontraverse _ Instituti Mbvretëror për Politika Ndërkombëtare në Britaninë e Madhe).
3. Gazetari britanik Jon Ronson hyri në vitin 2001 si pjestar dhe filmoi aktivitetin e Bilderberg Grup (duket të jetë bërë qëllimshëm, si për të thënë se ndodh diçka mes të përzgjedhurve, por edhe nuk ndodh ndoonjë gjë, truk komunikimi me publikun, e njohin mirë këtë fushë).
4. Një politikan britanik, një nga ata idiotët e dobishëm që ftojnë shpesh dhe çdo vit, në një prej takimeve nuk hyri dot, sepse si fillestar që ishte, kishte harruar të varte në qafë “badge”-n, apo kartën e identifikimit që printon Bilderberg Grup për çdo pjesëmarrës / delegat.
5. Në takimin e Londrës në vitin 2013, për herë të parë Bilderberg Grup u has me protestues jashtë hotelit ky do të mbahej takimi 3-ditor.
6. Bilderberg Grup nuk ka dashur kurrë që Donald Trump të fitonte presidencën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
7. Ndër pjesëmarësit thirren gjithmonë persona që pas pak kohë, vite, bëhen ose presidentë, ose Kryeministra, ose drejtojnë Struktura Ndërkombëtare të rëndësisë së veçantë.
8. Një teori thotë se Bilderberg Grup planifikoi në vitin 1973 rritjen e çmimit të karburanteve dhe kjo ndodhi menjëherë në tregje (mos harrojmë se delegatë permanentë janë drejtuesit e kompanive SHELL dhe BP).
9. Bilderberg Grup ka pasur dhe e ka ende idenë e bashkimit të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës në një Union Amerikan.
10. David Rockefeller ka pranuar publikisht që është pjesë e një “Cabal-i Sekret” (një Klike Sekrete Politike), teksa është pjesëmarrës i përherëshëm i takimeve të Bilderberg Grup, si dhe proklamator i flaktë i Rendit të Ri Botëror.
11. Ish kryetari i Bilderberg Grup ka mohuar në mënyrë kategorike se janë një grup ogurzi, megjithëse nuk ka mohuar dot faktin që janë filmuar në ceremoni jo të zakonta, që në dukje duken sataniste.
12. Sulmuesi, apo personi që e ka atakuar më shumë se kushdo tjetër Bilderberg Grup është Alex Jones, aq sa një herë është ndaluar në aeroportin e Ottawa-s, qyteti ku dhe do të mbahej takimi i rradhës.
13. Anëtarët e Bilderberg Grup priten në aeroport me ceremoni nderimi dhe shoqërohen drejt hotelit ku zhvillohet takimi me limuzina që mbajnë shenjën “B”.
14. Bilderberg Grup i preu Margater Thacher-it karrierën politike. Një pse, që është fare e thjeshtë për t’i dhënë përgjigje.
15. Një gazetar i “The Washington Post” dha dorëheqjen nga puna e tij dhe u angazhua për pjesën tjetër të jetës me investigimin e këtij Grupi (ka shkruar dhe ka demaskuar mjaft).
Bilderberg Grup kërkon:
a. Një Qeverisje Globale;
b. Një Ushtri Globale;
c. Një Sistem të Unifikuar Arsimor në nivel Global;
d. Dy klasa sociale;
Pika “d” është togfjalëshi ku duhet të ndaleni dhe të analizoni gjatë, për të kuptuar diabolizmin e Rendit të Ri Botëror (përbri pikave të tjera padyshim).