Gjermania që deri “dje” kundërshtonte, tani pse e aprovoi Eurobond-in €500 miliardë? Parashikohet vullkan në financa!

Kancelarja gjermane Angela (Kasner) Merkel dhe Presidenti Francez, i përzgjedhuri i qarqeve majtiste globaliste, Emmanuel Macron, aprovuan iniciativën e përbashkët për një fond prej 500 miliardë Euro, për rikuperimin e Coronavirus-it, për të filluar, siç pretendojnë, rimëkëmbjen ekonomike të Evropës.

Të cilës Europe?

Asaj të dorës së parë? Asaj të dorës së dytë? Asaj të dorës së tretë të zhytur në borxhe përjetësisht? Apo asaj Europës ballkanike, vendeve në zhvillim?

Sidoqoftë, në një veprim të befasishëm nga Kancelarja gjermane, fondi do të financohet përmes borxhit të ndërsjellë, d.m.th. eurobonove.

Pse merret papritmas ky vendim? Çfarë do të thotë dhe si përkthehet termi “borxh i ndërsjelltë” për shtetet?

Propozimi është një kthesë nga Gjermania, e cila kishte qenë një nga kundërshtarët më të zjarrta të çdo përvetësimi të borxhit kombëtar në nivelin e BE-së, për shkak të frikës se ndoshta shtetet nuk do e përballojnë dot borxhin dhe kreditorët ndoshta nuk do të mbajnë dot angazhimet. Atëherë, çfarë e bëri Kancelaren të ndryshojë mendje? Mos ndoshta qeveritë në Europë i kanë “dorëzuar” çelësat gjermanes globaliste dhe Bankës Qëndrore Europiane, domethënë Rothchild-ëve?

Gjatë kulmit të krizës financiare, koncepti i “eurobonove” ishte propozuar si një mjet për t’i dhënë vendeve të Evropës Jugore mbrojtje dhe ndihmë përballë tregjeve financiare ndërkombëtare. Klasa e lartë politike e Gjermanisë, përfshirë Merkel-in dhe Presidenten e Komisionit Europian, miken e saj, Ursula von der Leyen, kundërshtoi me forcë çdo mendim për një vendimmarrje të tillë. Por edhe deri në prill, kur Italia bëri thirrje për bashkëpunim për të trajtuar Coronavirus-in, Gjermania shprehu kundërshtinë e saj absolute.

Po tani çfarë ndodhi që gjithçka u kthye përmbys?!

Sipas propozimit franko-gjerman, obligacionet me vlerë 500 miliardë euro do të ishin shtesë për MFF-në, buxheti afatgjatë i BE-së. Komisioni do të paraqesë një propozim të rishikuar të MFF sot, më 28 maj dhe do të mbështetet nga kontributet kombëtare të Shteteve Anëtare.

Qeveritë kombëtare do të jenë përgjegjëse për shlyerjen e kontributeve të tyre dhe nuk do të kenë vendet e tjera përgjegjësi nëse një vend nuk do të paguajë borxhet e tij. Për më tepër ky borxh dhënë shteteve, nuk mund të përdoret për të shlyer këste dhe interesa të borxheve të mëparshme që kanë këto shtete. Në rast pamundësie për të paguar borxhin çfarë ndodh? Këtë nuk e thotë askush hapur, por të githë e dinë mirë, shtetet fillojnë dhe lëshojnë për lëmoshë pasuri kombëtare tek Gjermania dhe Franca, në rastin konkret.

Dhe në një gazertë pranë Kancelares Kasner-Merkel lexoj: “Dy qendrat ekonomike të Evropës gjithashtu synojnë të lidhin shpenzimet e Fondit në angazhime të forta për të investuar në dixhitalizimin dhe “gjelbërimin” e shoqërive dhe industrive të Evropës (green society and green economy)“. Kuptuat ndonjë gjë? Rikthejuni paragrafit dhe do të shikoni sesi ofrohen plot ëmbëlsi gjelbërimi dhe dixhitalizimi, mes angazhimesh TË FORTA.

Ndërsa modalitetet e planit për dhënien e Eurobonove duhet të diskutohen më tej në nivelin e BE-së me Komisionin dhe qeveritë.

Premtimi i parave “të lira”, megjithatë, përballet me kundërshtinë e fortë të Vjenës, Hagës dhe Kopenhagës, me tre vende pra, të vendosura të publikojnë një kundërpropozim në ditët në vijim, propozim që do të përqendrohet më shumë në nevojën për kredi dhe në reforma strukturore në Evropën Jugore, për të bërë ekonomitë e këtyre vendeve më elastike ndaj tronditjeve ekonomike.

Gjermania dhe Franca duket se i bënë “golin” e rradhës Europës Jugore dhe Lindore.

Në sa më sipër, Shqipëria nuk është në “hartë”!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

15 info+ për Bilderberg Grup

Next Story

10 vdekje të urdhëruara nga ILUMINATI

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe