Presidenti Donald Trump ndërmori sanksione kundër Kinës këtë të premte, kundër një vendi që po nëpërkëmb edhe demokracinë në Hong Kong dhe që duket se me dashje është burimi i Pandemisë.
President njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të kthejnë dhe do të ndalojnë sigurisht studentë nënshtetas kinezë, pasi përbëjnë rrezik potencial për sigurinë kombëtare nëse qëndrojnë apo hyjnë në Amerikë, si dhe mes këtij verpimi do të sigurojnë integritetin e sistemit të arsimit të lartë në Amerikë.
Presidenti gjithashtu udhëzoi grupin e punës që meret me tregjet financiare të studiojë një seri praktikash që mund të aplikohen për të kufizuar, izoluar dhe përjashtuar kompani kineze nga tregjet financiare, për të mbrojtur investitorët amerikanë.
Trump, nën prezencën edhe të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, Sekretarit të Thesarit Steve Mnuchin, Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, u deklaroi reporterëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë se: “Qëndrimet dhe sjelljet e papranueshme të Kinës janë tashmë të ditura nga gjithkush… Faktet nuk mund të anashkalohen, kurrësesi, sepse ne mbrojmë interesat e vendit tonë”.