Presidenti Trump zyrtarisht i dha fund marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sot, ditë e premte; duke i dhënë një grusht të fuqishëm goditës grupit që u mor me trajtimin dhe menaxhimin e Pandemisë së Coronavirus-it, si dhe marrëdhënieve të tyre me Partinë Komuniste Kineze.
“Për shkak se nuk janë në gjendje të bëjnë ato që u kemi kërkuar dhe nuk mund të realizojnë dot reformat e nevojshme dhe të domosdoshme, ne, sot terminojmë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do i orientojmë fondet në drejtime të tjera në vend dhe në mbarë botën, tek ata që meritojnë realisht shëndet më të mirë publik” – deklaroi presidenti Trump në një konferencë shtypi para pak minutash.
“Bota po vuan si pasojë dhe rezultat i menaxhimit të keq të situatës nga Qeveria e Kinës. Zyrtarët kinezë injoruan totalisht obligimet ndaj OBSH-së, e keqdrejtuan dhe e disinfomuan OBSH-në (me vullnetin e saj) dhe botën kur u shfaq virusi për herë të parë, në momentin që u zbulua dhe u bë publik nga vetë Autoritetet Kineze.
Jetë panumër humbën, ekonomia u dëmtua në mbarë globin në vlera të pallogaritshme.
Por çuditërisht në Pekin, apo në Shangai virusi i Wuhan nuk shkoi, por erdhi në botën mbarë, deri në Amerikë.”
Ky duket të jetë fillimi i fundit zyrtar të organizmave ndërkombëtarë që drejtohen dhe mëkohen nga majtisto-globalistë.
Ky duket të jetë momenti i fillimit të një epoke përplasjesh të mëdha, përpëlitjesh pafund dhe pas të gjithash do të fitojë e vërteta, e duhura, humani, shoqëria dhe jeta.
Jemi duke shkuar drejt natyralitetit ekzistencial botëror, që është pikëtisht, të jetuarit në kombe, kombe që mes tyre ngrehin apo ndërtojnë miqësi, përpos vullnetit të tyre. Do të jetojmë epokën e kombeve dhe popujve sovranë, mesa duket edhe me qeveri konservatore.
This work is articulate and well-informed.