Cilat Vende në Europë, do të Hapen për Turizëm?

Çdo shtet brenda BE-së ka qasje të ndryshme ndaj hapjes së vendit pas Pandemisë, por disa shtete e kanë marrë vendimin se do të hapen për sezonin veror të turizmit.

Gjermania

Kufijtë me Austrinë, Zvicrën dhe Francën u hapën më 16 maj, por kalimi i kufirit bëhet nën masa kontrolli. Më 15 qershor kufijtë e Gjermanisë do të hapen për të gjithë nënshtetasit e BE-së.

Gjermania nuk ka vendosur ende me Danimarkën se në cilën datë do të hapin kufirin.

Megjithatë kancelarja i këshillon gjermanët që pushimet e këtij viti t’i kalojnë në vendin e tyre.

Austria

Viena gjithashtu do të hapë kufijtë me vendet e BE-së më 15 qershor, ndërsa kufijtë me Hungarinë i ka hapur që më 13 Maj.

Ndërkohë që Austria ka hapur kufirin edhe me Gjermaninë më 15 maj.

Franca

Mbërritjet në Francë nga vendet Schengen, përfshi këtu edhe Zvicrën, do të varen nga periudha e zgjatjes së karantinimit. Franca do të mbetet e mbyllur deri më 15 qershor, me përjashtim të atyre francezëve që punojnë në shtetet fqinje dhe anasjelltas.

Franca ka bërë një marrëveshje me Britaninë e Madhe për të lejuar pasagjerë nga të dyja anët, por që detyrohen të kalojnë në karantinim 14-ditor, ndërkohë që kalojnë pa problem automjetet e transportit të mallrave.

Por Downing Street më 15 maj e ndryshoi planin dhe nuk detyron më francezët që shkojnë në BM të karantinohen.

Italia

Vatra më e madhe e virusit është ende e mbyllur për fluturimet ndërkombëtare, por edhe kufijtë janë të mbyllur.

Më 3 qershor, nënshtetasit e BE-së do të lejohen të udhëtojnë në Itali.

Turizmi është një faktor esencial në ekonominë e vendit. Në kushte normale, Italia është një ndër 5 vendet më të vizituara në botë. Turizmi jep 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe përafërsisht 5% të punësimit.

Spanja

Spanja ka hapur kufijtë por është ende në fuqi urdhëri për karantinim të detyruar 14-ditor, për të gjithë.

Por njoftoi se detyrimi për karantinim do të hiqet në korrik dhe për rrjedhojë në korrik do të jetë e gatshme të presë turistë.

Spanja pranon çdo vit më shumë se 80 milionë turistë, që japin më shumë se 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Portugalia

Një tjetër destinacion turistik i Europës dhe botës që do të hapet në 15 qershor gjithashtu, por mendohet që të mbahen rregulla strikte lidhur me distancimin social në plazhe dhe kudo.

Vetëm anullimet që janë kryer deri më sot, do të ndikojnë ekonominë e Portugalisë me një rrënie prej 6%.

Novegjia

Megjithëse nuk është anëtare e BE-së, por është anëtare e Zonës Ekonomike të saj po ndjek ritmet e BE-së përsa i përket hapjes së kufijve.

Por që më 13 maj, udhëtarët nga BE, përfshi edhe Britaninë e Madhe, Islandën dhe Lihtenshteinin lejohen të hyjnë në Norvegji për arsye pune, ose nëse jetojnë atje, qoftë edhe sezonalisht.

Polonia

Varshava ka deklaruar që do të jetë në mënyrë strikte e mbyllur deri më 12 qershor. Por që nga fillimi i muajit maj kanë lëvizur vetëm mjetet e transportit të mallrave.

Si edhe anëtarë të tjerë të BE-së, Polonia nuk ka dhënë asnjë datë paraprake për hapjen tërësore të vendit.

Islanda

Edhe pse nuk është anëtare e BE-së, Islanda është pjesë e zonës Schengen dhe për ata që ende nuk e dinë, shkojnë mjaft turistë.

Edhe ky vend hapet më 15 qershor, por të gjithë do të kontrollohen dhe testohen nëse do të jenë mbartës të virusit. Nëse po, do të karantinohen.

Sot, mund të hyjnë vetëm persona për arsye profesionale, për punë shkencore, apo pas një kërkese të justifikuar dhe të aprovuar.

Kroacia

Turistët e Sllovenisën janë lejuar të hyjnë në Kroaci që në fillim të muajit maj.

Turistët gjermanë do të lejohen të hyjnë më 15 qershor, kurse turistët e tjerë nga vendet e BE-së do të lejohen të hyjnë në një datë të mëvonët e cila ende nuk është vendosur.

Greqia

Greqia synon të hapë kufijtë më 15 qershor, me disa nga vendet e BE-së, jo me të gjitha, por akoma nuk është dhënë një datë e definuar.

Greqia ka qënë vendi më pak i prekur nga virusi në Europë dhe me numrin më të ulët të vdekjeve. Qeveria ende diskuton nëse do t’i hapë apo jo kufijtë menjëherë në qershor.

Mbetet që pas 10 ditësh të njoftohet zyrtarisht vendimi i hapjes dhe data e hapjes së vendit, nëse do të ndodhë në qershor, sepse gjasat tregojnë që Greqia do të hapet në korrik.

Sllovenia

Ky vend i ka hapur kufijtë me shtetet e BE-së që më 15 maj, por me kushtin e një karantinimi 7-ditor. Vendim përfundimtar për datën e hapjes së vendit ende nuk ka.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Njoftoi Sanksione Kundër Kinës - Vendosen Barriera për Studentët Kinezë në SHBA

Next Story

Majtistja Kongresmene e Sorosit: Fëmijët Duhet t'i Rritë Shteti

Latest from Info