Trump & SHBA Klasifikojnë Grupimin Majtist “Antifa”, Organizatë Terroriste

Shtetet e Bashkuara do të klasifikojnë zyrtarisht grupimin e majtë ekstrem, me emërtimin “Antifa”, Organizatë Terroriste – këtë deklaroi Presidenti Donald Trump ditën e diel.

Vendimi u mor pas ditëve të protestave të dhunshme, trazirave dhe banditizmit, plaçkitjes dhe dhunës së ushtruar mbi civilë, mbi prona dhe biznese, protesta që shënuan dhe një viktimë të pafajshme në qytetin e Minneapolis, Minnesota. Në këto protesta, një numër i madh i anëtarëve aktivë të organizatës “Antifa” ishin vatra e dhunës dhe e terrorit të ushtruar mbi civilë amerikanë dhe bizneset e tyre.

“Antifa” është akronimi i termit “antifashist” dhe sot grupimi apo organizata është cilësuar si përgjegjëse e dhunës së ushtruar, por ky nuk është rasti i parë i një qëndrimi dhe veprimtarie të tillë të kësaj organizate. “Antifa” ka disa vite që po aktivizohet si një grup i rrezikshëm, që shkakton trazira dhe dhunë, dhe që anëtarët e saj janë ekstremistë të majtë.

Organizata majtiste ekstremiste ka filluar të aktivizohet ndjeshëm, pas zgjedhjes së Presidentit Trump në nëntor 2016.

Prokuroi i Përgjithshëm i SHBA-së Bill Barr konfirmoi këtë të diel se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë dhe do të dënojë aktivistë që kanë thyer ligjin, që kanë ushtruar dhunë dhe që kanë plaçkitur qytetarë amerikanë.

Presidenti Trump theksoi se nuk mund të lejojë gangsterë të dominojnë jetën e vendit dhe të qytetarëve amerikanë.

Presidenti Trump kritikoi gjithashtu Median që nuk i paraqiti protestat siç realisht po ndodhnin dhe u tha atyre se, mes qëndrimit të tyre të njëanëshme nuk po ndihmojnë drejtësinë dhe shtetin amerikan për të bërë të gjitha arrestimet e mundshme, bazuar tek filmimet që disponojnë.

Por amerikanët janë më të pushtetshëm se Media, bandat e krimit dhe terrorit nuk mund të jenë mbi shtetin dhe mbi ligjin.

Do të evidentohen, do të kapen dhe do të dënohen të gjithë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Madona me Idetë e Majta Flet Sërish Përçart

Next Story

Suedia Injoroi Izolimin në Përballje me Covid-19. Sot, i Vetmi Vend në Botë me Zhvillim në 3-Mujorin e Parë 2020

Latest from Info