R€FORM@ na Bindi se Qeveria Rama Është Bankomati i Hazardit Politik BASHA

Komoditet monetar opozitar! Si katadisi kështu Rama dhe u kthye në ushqyes të monedhofagut Basha? Çfarë të bën opozita, nuk ta bën as depozita!

***

Në vitin 2015 Basha braktisi Reformën Territoriale-Administrative dhe Rama i ndau Bashkitë si dhe ku i shkonte dhe qëndronte lapsi mbi hartë.

Ka diçka që nuk e lidh Bashën me ermin “Reformë”, nuk është i formës, është i përmbajtjes. Nuk ka rëndësi prerja e monedhës, ka rëndësi vlera. Nuk e di nëse jam e qartë, por edhe në mos qofsha, ju këshilloj që Bashës t’i tregoni përmbajtjen, jo formën, as ngjyrën, as tipografinë, por sasinë.

***

17 maj 2017, Basha nënshkruan një marrëveshje enigmatike, që ende nuk është zbardhur, nuk është bërë publike. Askush nuk di asgjë! Pse? Sepse nuk kishte një të tretë pra!

Marrëveshje që solli një disfatë rekord në shifra minimale votash për PD-në e kryetarit Lulzim të vyshkur dhe militantëve meskëputur. Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi, as edhe ndonjë ngarkesë, veç peshës së madhe monetare që Rama i ngarkoi mbi shpinë.

“Më thanë ndërkombëtarët” – tha. Ndërkombëtarët i thanë të hynte në zgjedhje me Ramën kryeministër dhe përfundimi ishte një DËSHTIM, por jo për Bashën, për të djathtët që i mbajti në tendë dhe i ngopte me aerologji.

Sot, duhet ta bëjmë mirë dhe qartë dallimin që dështimi i së djathtës nuk është dështim i Bashës. Se mos ndonjërin e gënjen mendja dhe i shikon këto si të pandashme. E megjithatë për kë ka dyshime për këto që shkruhen, lutem të mos ndryshojë mendje, sepse sa më të madh ta ketë pësimin, po aq më të madh do ta ketë mësimin.

***

26 maj 2017: Basha harton listën e asgjësimit të PD-së, ku të vjetrit e korruptuar, u hodhën në të njëjtin kosh me të rinjtë e zgjedhur prej tij dhe në shërbim të tij për 4 vite opozitë. Pse? Nuk përmbushnin kushtet për votë minimale, parashikohej se merrnin më shumë seç duhej (bazuar tek marrëveshja).

Të panjohur dhe shumë “të njohur” u listuan në lista rajonale për kandidatë. Këto lista i hartoi ky, i prikuari me karrigen e kreut të PD-së, trashëgimtari me testament i Berishës, që tashmë i është ngrënë dhe rronitur edhe hija. Humbja e thellë, deputetët e PD-së në Kuvend vetëm 43 “copë”.

Basha më pas çetifikoi në kohë rekord edhe zgjedhjet. I njohu ato si të rregullta, të ligjshme dhe hyri në parlament me çetën me pushkë druri. Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi, fajin e patën ata të djathtë që nuk e votuan padishahun e bashallëkut.

***

Korrik 2017: Pas humbjes “triumfatore”, të përllogaritur me preçizion nuk e dha dorëheqjen. Jo!

Basha ngriu, manipuloi zgjedhjet brenda PD-së, u rizgjodh mes tjetërsimesh dhe aferash neveritëse endopartiake, më pas shkriu dhe për afro dy vjet na ngopi me batuta bajate në Parlament, si i shkrirë, rrëmbeu atë vallaha protagonizëm dhe nuk la asnjë deputet të evidentohej.

Nuk e mbylli dot as Reformën për Kodin Zgjedhor. Këtë “Reformën” që po e zgajt në vallaha mosdakortësi. Sërish u shfaq ky termi apatik “reformë”.

E mbani mend kur Basha deklaronte më shumë vota se votues në zgjedhjet e PD-së, 2018?

***

Shkurt 2019: Mandate të dorëzuara me urdhër, deputetë të dorëhequr me urdhër dhe mandate të marra nga të tjerë, që emrat i kishin në listat që kishte hartuar vetë Basha, deputetë që u betuan pas largimit të tij dhe bashallëkut, sepse duhet të kishte pak “blu-saks” parlamenti. Një opozitë e re në Parlamentin e Shqiptarëve, përfaqësues të të djathtëve edhe këta, me votat e të djathtëve, të zgjedhur nga Basha si më të spikaturit në Republikë.

A nuk ishte Basha ai që vendosi emrat e këtyre njerëzve në lista për kandidatë për deputetë? Po!

Këta deputetë të betuar në Parlament, a nuk janë të Partisë Demokratike? Po!

A nuk është Basha kreu që nuk kontrollon dot të zgjedhurit dhe të përzgjedhurit e tij? Po!

Si i dorëzoi Basha mandatet teksa nuk kishte siguruar që pjesën tjetër të listave emërore ta kishte kompakte, solide në vendimin politik të partisë?

Këta hynë në Parlament në kundërshtim me vendimin e PD-së dhe Basha sërish nuk mban asnjë përgjegjësi për këtë lojë politike të humbur sërish, me turp, por shpëtim për Ramën, për palën tjetër në marrëveshje.

Basha i la mandatet pikërisht dhe vetëm për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, teksa e dinte që sërish do të humbiste. Për pleshtin pizevengu dogji jorganin. Për karrigen e tij, Basha po djeg PD-në (korrigjim, e dogji).

***

Mund të rendisja bëma dhe dështime pafund të këtij hazardi politik, të “VisaCard” në “Bankomatin” Rama.

Kush mban përgjegjësi për këto gafa, faje politike, historike, kombëtare? Kush e ndërshkon këtë lolo politik për agravimin e jetës politike, ekonomike, sociale dhe demografike në vend? A nuk duhet të mbajë një herë përgjegjësi ky palaço dhe të largohet?!

Nëse nuk largohet ky dhe ata që e mbajnë peng, nuk do të ketë kurrë të djathtë. Dhe një vend që vret, asgjëson të djathtët dhe të djathtën si formacion politik, i shtron udhën të majtës të bëjë sistemin e saj që e ka për natyrë, për ideologji, totalitarizmin, monopartizmin, duke vendosur kontrollin absolut mbi gjithçka, edhe pse në ekonomi tregu.

Sa të jetë paguar Basha vallë, që të mos hynte në zgjedhjet lokale? Ky mendim na kalon rëndom ndërmend! Kush e di sesa milionë!

Po në Tetor pse nuk bëri zgjedhje lokale Basha teksa dekretin e Presidentit e kishte legjitim?

Nëse akoma nuk e keni kuptuar Bashën, hajde po ju lëmë ta kuptoni sot nga mesdita Kur Reforma Zgjedhore të jetë deforma klanore “e aksionerëve politikë”.

Në këtë PD asnjë trim, asnjë trime, asnjë kurajoz, anjë kurajoze, asnjë i ndërgjegjshëm, asnjë e ndërgjegjshme, asnjë politikan, asnjë politikane, asnjë atdhetar, asnjë atdhetare, asnjë i përgjegjshëm, asnjë e përgjegjshme. Të gjithë amorfë, në rastin më të mirë!

Sot në mesditë drejtojuni selisë së PD-së, nxirreni jashtë, emëroni një bord drejtimi me njerëz të devotshëm, të djathtë të vërtetë, të përndjekur politikë, pronarë, intelektualë dhe njerëz punëtorë me ideal. Më pas, Rama largohet vetë, sepse e di mirë që populli kurrë më, nuk e voton.

Por, sa të jetë Basha, përsa kohë do të mbani Bashën, Ramën do e keni në krye të qeverisë shqiptare!

Kujtoj kur Basha më 15 shtator 2017 deklaronte në një televizion: “Statuti nuk është respektuar dhe këtë tani e dinë të gjithë, kot që e diskutojmë më!”

Populli si duhet t’i përgjigjet këtij personi dhe kësaj fraze vallë? Me rebelim dhe vendosmëri për largim! #Basha_ik

***

Kur Rama gjunjëzonte miliarderin Basha dhe familjen e tij, mes shpërthimeve të tritolit në ndërtimet në bregdetin jonian, prona të tyre, atëherë na kërciste në sy dhe veshë akti, shpërthimi dhe rrënimi, duke na paralizuar logjikën, arsyen. Po ku i gjetën vallë miliardat e këtij ndërtimi pronarët ndërtues? Kjo në fakt ishte dhe është çështja!

Sot, miliarderi Basha, tritolin ia vuri PD-së, këtij aseti kombëtar dhe i dhuroi pushtetin sërish Tritolvënësit të madh, Bankomatit!

Reforma zgjedhore u mbyll me konsensus të plotë. Lavdi Perëndisë udhëheqësit i paskemi në sinkron dhe nuk na kacafyten.

Listat do i bëjnë sërish kryetarët e partive për të cilat militantët bëjnë 21 janare sa herë dhe kurdoherë që t’i thërrasë “shefi” i madh.

Basha, maj 2017: Votim dhe numërim elektronik ndryshe nuk hyjmë në zgjedhje.

Basha, prill 2019: Lista të hapura.

Politikani hazard Basha është plagë e madhe në historinë e këtij kombi dhe vendi. Më çudit dhe më neverit një pyetje e disa dritëshkurtëve: “Po ja na thuaj një emër tjetër, kë të vëmë në vend të Bashës për kryetar?”

Pyetje anadollake që fyen dhe ofendon me dhjetra qindra zotërinj dhe zonja, profesionistë, të susksesshëm, të pacënuar dhe të pakorruptuar, por që u qëndrojnë larg magazinave të hazardëve, sahaneve të yndyrta me servilizma, depove të lëndëve toksike, partive politike.

Të ikë Basha dhe bashallëku dhe të kthehen të djathtët në PD, pronarët, të përndjekurit, populli i thjeshtë që mbart dy ideale të rrënjosura dhe një moral, ndoshta të brishtë, por të pastër.

Këta të gjithë duhen dënuar për akte antikombëtare!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndalim Qarkullimi në New York - Dyfishohen Forcat Policore

Next Story

Makinë Private Hyn Përmes Policëve në New York

Latest from Opinione