Drejtues i Lartë i Ministrisë së Brendshme Gjermane akuzon mes një raporti “lak në fyt” qeverinë gjermane, se është përgjegjëse për vdekjen e 125 mijë vdekjeve, që erdhën si shkak i masave ndaluese kundër Covid-19, masa të cilat u morën duke përdorur të dhëna të rreme për t’u justifikuar situata e “pandemisë”.
Për më hollësisht, Stefan Kon, drejtues i lartë i menaxhimit të krizave në Ministrinë Federale të Brendshme hartoi një raport prej 83 faqe, me titull “Corpus Delicti” (“Argument Krimi”), mes të cilit përshkruan krizën e Coronavirus-it si një alarm të rremë dhe luftën kundër pandemisë si një fatkeqësi.
Sipas Kon përveç se të dhënat ishin të mangëta, qeveria gjermane ka përgjegjësi për mijëra vdekje nga mënyra sesi u menaxhua pandemia, pasi spostoi apo anuloi mijëra ndërhyrje kirurgjikale dhe terapi sëmundjesh të tjera, për shkak të Covid-19, duke sjellë si rezultat humbjen e shumë jetëve, deri në 125 mijë.
Në këtë shifër nuk përfshihen ata që mund të kenë vdekur nga probleme psikologjike, nga varfëria apo nga sjellje dhune që lindën si shkak i masave kufizuese dhe ndaluese për një jetë normale, si dhe nga paralizimi i ekonomisë dhe jetës sociale.
Në fund të raportit, Kon e karakterizon qeverinë gjermane si prodhuesen kryesore dhe më të madhe të “fake news” lidhur me Covid-19, një qeveri që mbillte thjesht dhe vetëm panik, me plan dhe program të detajuar dhe të parapërgatitur.
Pas publikimit të raportit z.Kon u shkarkua nga detyra në Ministri, në të dhjetat e sekondës, ndërsa Media i referohet atij duke e cilësuar si ekstremist të djathtë.
Ky raport vjen në një moment kur gjithmonë e më shumë gjermanë ushtrojnë kritikë të ashpër ndaj qeverisë lidhur me masat ndaluese dhe izoluese, duke qënë të bindur se statistikat janë të rreme, të fabrikuara nga zyra të veçanta, duke shigjetuar edhe “Institutin Koh”, i cili luante rol kyç në vendimet që errte qeveria gjermane.