Pamje Shokuese nga Mikonos: Policia “shkul” Çadra dhe Shezllonë nga Plazhet

Prej dy ditësh Policia “shkul” çadra dhe shezllonë nga bregdeti dhe plazhet e ishullit më të famshëm dhe më të vizituar në botë, Mikonos, sepse janë subjekt i higjenës publike dhe inkuadrohen në masat e qeverisë kundër Coronavirus-it (edhe pse nuk ekziston më virus, nëse ka ekzistuar ndonjëherë).

Shezllonet dhe çadrat u zhdukën nga të gjitha plazhet e ishullit Mikonos.

Sipërmarrësit janë mjaft të shqetësuar, pasi masa të tilla janë një goditje përsa i përket prurjes së turistëve dhe për shkak të këtyre masave do të humbasin shuma të konsiderueshme të ardhurash, që do i detyrojë të largojnë nga puna edhe personelin që kishin marrë për punësim sezonal.

Më të prekurit janë ata mijëra punonjës të njësive turistike, të cilët një pjesë janë pushuar nga puna dhe nuk do të kenë më shansin të gjejnë një punë tjetër për shkak të masave ekstreme që po merr qeveria greke.

Edhe pse qershor dhe duhet të kishte me mijëra turistë, në Psarou, në Orno dhe në Platy Gyalo të ishullit, plazhet janë bosh në këtë fillim sezoni veror.

Vetëm ishulli Mikonos ofron 2,5 miliardë euro, në buxhetin vjetor të turizmit grek.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: Raport Shokues - 125.000 Njerëz Humbën Jetën nga "Lockdown" / Izolimi

Next Story

Soros po e Kthen në Personale Përplasjen me Presidentin Trump (video)

Latest from Info