Greqia dhe Shqipëria duket se do të kthejnë me çdo gjasë izolimin (‘lockdown’) sërish, por kësaj here jo tërësor por zonal. Kjo duket se po gatuhet në zyrat e dy shteteve. Një urdhër të përafërt për izolim të disa grup-moshave dha edhe Erdogani sot, në Turqi.
“Pushuesit mund të detyrohen edhe të karantinohen nëse shfaqet mes tyre një rast me të prekur, me Covid-19”, thotë zyrtar i lartë grek. E njëjta klimë mbizotëron edhe tek ne.
Sa më sipër, vjen si informacion nga Instanca të shtetit fqinj (Ministria e Shëndetësisë) dhe duket që të jenë në kordancë edhe me vendin tonë. Në dijeni, padyshim, është edhe kancelarja Merkel, që po u bën sërish thirrje gjermanëve që pushimet këtë vit t’i kalojnë në vendin e tyre.
Është Covid-19 që ndoshta do të ndrydhë sërish njerëzit brenda, apo janë trazira dhe përplasje të mundshme ushtarake në Egje dhe Ballkan?
Ndoshta Covid-19 do të shfaqet nëse deti do të mbushet me fregata dhe qiejt me “zogj”.
Shpresojmë dhe urojmë sa më sipër të mbetet ide dhe shkresa dorëshkruara nga zyrtarë, pa firmë, vulë dhe publikim zyrtar.