Meriton disa fjalë dhe pak didaktikë historike, hazardi politik, kryetari i Partisë Demokratike, tradhtari i të djathtëve Lulzim Basha.
“Republika e re”, që u mbars në një çadire plastike, u abortua me vullnetin e Bashës dhe populli pas krutazhi u hodh në rrugë, sepse çadirja u hoq, e më nuk kishte askush ku të fuste kokën.
Pak histori nga antikiteti për tradhtarët, atje ku lindi demokracia, që ndoshta disa njerëz të zgjohen, sepse e kanë obligim social të logjikojnë dhe të ndëshkojnë, përpos veprave ata që u kanë kërkuar t’i drejtojnë.
Tradhtia në antikitet është akt i patjetërsueshëm dhe si e tillë trajtohet më ashpër se çdo akt tjetër.
Duke marrë për bazë ndjenjën e theksuar të grekëve të lashtë për shtetin, që e konsideronin atë të shenjtë, kuptojmë pse tradhtia karakterizohej si krimi më i rëndë që mund të kryente dikush.
Tradhtarët pas ekzekutimit pa asnjë ritual, nuk lejoheshin as të varroseshin, i linin të pakallur.
Mes tradhtisë nëpërkëmbej dhe poshtërohej në mënyrë të parikuperueshme, koncepti më i thellë moral i njeriut për zhvillim dhe stabilitet. Kështu, tradhtari nuk kishte vend as në jetë dhe as në vdekje. Tradhtari nuk konsiderohej më, as për formalitet, njeri apo qënie humane, por veçse bishë dhe qënie e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin.
Trashëgojmë një rrëfim nga Likurgu (112, 115), ku citohet se edhe ata që mbrojnë dhe mbështesin tradhtarin, shpallen fajtorë dhe vriten dhe eshtrat u hidheshin jashtë shtetit që tradhtonin.
–Sa herë i ka tradhtuar Basha të djathtët? -Shumë herë!
Nuk mund të ketë më asnjë shans ky “politikan”, prej asnjë njeriu (qytetari apo fshatari) që respekton veten dhe që ka dinjitet, që t’i lërë hapësirë të prijë të djathtën, apo të kërkojë të votohet për të qeverisur vendin, që ai vetë e ka shitur tek Rama (miliona Euro).
Reforma Zgjedhore ishte tradhtia e rradhës, shqiptarë!
Ishte ky hazard politik që nuk do të hynte në zgjedhje me Ramën dhe hyri në vitin 2017, por edhe tani.
Ishte ky hazard politik që nuk do të pranonte qeveri teknike me Ramën kryeministër në vitin 2017 dhe e pranoi.
Ishte ky hazard politik që po të mbetej Xhafa Ministër i Brendshëm do të duhet të kalonte mbi trupat e të djathtëve, por ja që Xhafa kaloi në rrugën bosh, i qetë dhe i pacënuar.
Ishte ky hazard politik që nuk do të pranonte zgjedhje pa votim elektronik edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2020 dhe ja ku i pranoi.
Ishte ky hazard politik që nuk do të pranonte votime nëse nuk do të votonin edhe emigrantët, por ja që i pranoi.
Ishte ky hazard politik që kërkonte lista të hapura dhe ja ku është sërish ky që u dha dakortësinë e tij, listave të mbyllura.
E të tjera, e të tjera, e të tjera bëma, gjëma krime dhe pabesi pafund!
Ishte dhe është ky hazard politik që MASHTRON orë e çast të djathtët (me përjashtim të afro 230 mijëve të djathtëve që para 2 vitesh nuk i mashtroi dot, të cilët i dhanë shuplakën e lagur me mospjesmarrje në zgjedhje, me përjashtim ndoshta të 400 mijëve tani, që jo vetëm nuk do ta votojnë, por do të shkojnë drejt pavlefshmërisë).
E madhe “zhagia” e milionave të përfitimit. Ajo “zhage” për të cilën çirrej në çadire Lulzim Basha i protestave qesharake, maskaradave të tij të pacipa.
Ky kryetar PD-je së PS-në në pushtet e ka si BANKOMAT.
Sa të jetë Basha, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pushtet për të djathtët në vendin e diktaturës hoxhiste dhe sejmenëve pasvanë të përfitimit pa mund e djersë, me pjella dhe trashëgimtarë të tyre, të ngjashëm në fytyrë dhe mendësi, në krye të të gjitha kaheve politike.
Të gjithë janë të lirë të zgjedhin mashtrimin ose përballjen. Disa kanë vite që kanë zgjedhur këtë të dytën, duke qënë mëse të qartë për bakeqin Basha dhe bashallëkun, për PD-në e atrofizuar, thuajse tetraplegjike dhe për marrëveshjet e errëta me Ramën.
#Votë_ePavlefshme #2020