Propaganda Kineze ka Paguar 19 Millionë tek Shumë Gazeta Amerikane

Kina e propagandës ka paguar 19 milionë dollarë në Gazeta Amerikane për reklama dhe kosto printimi gjatë 4 viteve të fundit, sipas dokumentave të nxjerrë nga Departamenti i Drejtësisë.

“China Daily”, një gazetë në gjuhën angleze, që kontrollohet nga Partia Komuniste Kineze, ka paguar më shumë se 4.6 milionë dollarë tek “The Washington Post” dhe afro 6 milionë dollarë tek “The Wall Street Journal”, që prej nëntorit të vitit 2016, bazuar tek regjistrat e investiguar.

Të dyja gazetat e sipërpërmendura kanë publikuar suplimente të gazetës “China Daily”, që mbanin titullin “China Watch”. Insertet dizenjoheshin si të ishin lajme reale, të kohës, ndërkohë që ishin informacione të filtruara nga Partia Komuniste dhe ishin thjesht material propagandistik që duhej të lexohej prej amerikanëve.

Gazeta “China Daily” ka paguar për reklamë në gazeta dhe revista të tjera: “The New York Times” ka marrë 50 mijë dollarë, gazeta dhe portali “Foreign Policy” ka marrë 240 mijë dollarë, gazeta “The Des Moines Register” ka marrë 34 mijë e 600 dollarë dhe “CQ-Roll Call” ka marrë 76 mijë dollarë.

Janë shpenzuar 11.002.628 dollarë për reklama në gazeta të SHBA-së dhe 265.822 janë paguar për reklama në Twitter.

Gazeta “China Daily” ka paguar gjithashtu më shumë se 7.6 milionë në gazeta dhe kompani printimi, për tirazhet e saj.

“The Los Angeles Times”, “The Seattle Times”, “The Atlanta Journal-Constitution”, “The Chicago Tribune”, “The Houston Chronicle” dhe “The Boston Globe” janë të gjitha të listuara si kliente të gazetës kineze “China Daily”.

Tashmë Departamenti i Drejtësisë në SHBA po i kërkon të dhëna të detajuara të shpenzimeve dhe të të ardhurave, bilancet e paraqitura vjetore, kalimet bankare të shumave disamilionëshe dhe shumë të dhëna të tjera për të parë aktivitetin real që kjo gazetë ka patur në Amerikë.

Gjithashtu, kjo gazetë rezulton e para në propagandën desinformuese lidhur me Coronavirus-in në SHBA, gjë për të cilën ka filluar një investigim më vete.

Jo vetëm kaq, por Partia Komuniste Kineze ka paguar shumë gazeta, revista dhe portale amerikane për të bërë propagandën e saj në Amerikë. Përpjekja për të influencuar Media-n ishte taktika e gjetur dhe e duhur, që më pas Kina të ndikonte tregun, ekonominë, kapitalet dhe për të krijuar imazhin e superfuqisë më të madhe në botë, në kuadër të globalizmit.

Gazeta “China Daily” ka ulur shpenzimet për reklama dhe printim prej janarit 2020, duke paguar vetëm gazetat amerikane “The Washington Post” dhe “The Wall Street Journal”.

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një sërë dokumentacionesh Gazetës, dokumentacione që gazeta kineze “China Daily” duhet t’i depozitojë pranë shtetit amerikan, por drejtuesit e saj ende nuk kanë kthyer një përgjigje, as edhe nuk kanë reaguar.

Mbetet i dyshimtë fakti, ndoshta për një përpjekje për t’u “zhdukur” nga SHBA “pa lënë gjurmë”. Por kjo është në sferën e dyshimeve dhe hamendimeve, pasi teksa Gazeta është nën investigim, duket tejet e vështirë “zhdukja” apo largimi drejt Kinës i drejtuesve të gazetës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Hollywood: Rrëmbeni Armët Kundër Mbështetësve të Trump

Next Story

Në Emër të Tradhtisë, Je "JO"!

Latest from Info