Presidenti Trump firmosi një Urdhër Ekzekutiv për frenimin e gjigandëve të Social Media-ve që prej ditës së enjte.
Urdhëri erdhi pas një vendimi të Twitter-it që të hiqte një postim të Presidentit para disa ditësh. Çfarë thotë Urdhëri i nënshkruar sot?
Frenim i Seksionit 230 të proteksionizmave.
Urdhëri nuk e heq Seksionin 230 të Aktit të Korrektësisë së Komunikimit të vitit 1996 (CDA), por do të ndërpresë fondet federale për kompanitë e teknologjive që inkurajojnë çensurën dhe paragjykojnë sjellje politike, si dhe heq mbrojtjen e përgjegjësisë ligjore.
Seksioni 230 thotë: “Asnjë ofrues apo përdorues i një shërbimi interaktiv kompjuterik nuk do të trajtohet si publikues apo dhënës informacioni, që prodhohet nga një tjetër ofrues informacioni”. Me fjalë të tjera, platformat ‘online’ që pranojnë ose ripublikojnë fjalime janë të mbrojtura nga një seri ligjesh, të cilat mund të përdoren për t’i bërë ato të përgjegjshme ligjërisht, për atë ç’ka thonë dhe bëjnë të tjerët. (Ligji për ‘copyright’ / e drejta e autorit, që ka themele të forta konstitucionale, zakonisht kërkon nga site si Twitter për të larguar fjalë ofenduese, ose në të kundërt për t’u përballur me ligjin.)
“Urdhëri im Ekzekutiv fton për një instruksion dhe rregullim të Seksionit 230 të Aktit të Korrektësisë së Komunikimit, në mënyrë që kompanitë e Media-ve Sociale që angazhohen për të çensuruar dhe kondicionuar sjellje politike, të mos jenë më në gjendje të bëjnë diçka të tillë dhe nëse e bëjnë do të përballen më pas me ligjin”, tha Presidenti Trump.
“Imuniteti nuk duhet të shtrihet përtej tekstit dhe qëllimit të tij për të gjithë ata që përdorin një forum të fjalës së lirë dhe të hapur, por që në realitet kompanitë përdorin pushtetin e tyre mbi çështje të rëndësisë jetike, mes një instrumenti komunikimi dhe ushtrojnë veprime imponuese dhe thundruese, gjykuese dhe paragjykuese mbi një diskutim të lirë për disa mendime specifike”, shkruhet në Urdhër.
Ky Urdhër thotë se ato kompani të Media-ve Sociale që heqin apo kufizojnë kontekste në postime përdoruesish, do të përballen me ligjin “si një editor apo publikues normal që nuk është një ofrues i shërbimit online të publikimeve”.
Urdhëri synon heqjen e proteksionizmit që kanë kompanitë e platformave online. Heqjen gjithashtu të mbështetjes financiare nga fondet federale të platformave që kufizojnë fjalën e litë.
Urdhëri i bën thirrje departamenteve ekzekutive dhe agjensive të kontrollojnë shpenzimet e tyre nga reklamat dhe pagesat e marketing-ut, për të gjitha platformat online. Kreu i çdo agjensie do të dorëzojë raportin e kontrollit të platformave online në Zyrën e Menaxhimit të Buxhetit.
Departmenti i Drejtësisë do të merret me anën juridike duke kontrolluar çensurën e ushtruar nga platformat, për t’i ndaluar ato që të mos bëhen pengesë në fjalën e qeverisë amerikane drejtuar popullit të saj.
Do të formohet një grup pune për të përforcuar statusin e Shtetit dhe ligjet e anti-diskriminimit.
Amerika po i rikthehet lirisë së fjalës dhe mendimit, që majtistët ja kishin privuar teksa zotëronin thuajse gjithçka. Kohët po ndryshojnë, herë-herë me “shpejtësinë e dritës”, për t’ju kthyer normalitetit, stabilitetit dhe prosperitetit të popullit amerikan dhe mbarë botës.