Dekreti që “Lindi” Perandorinë Bizantine!

Për herë të parë në histori implementohet një ligj i tillë!

Feja kristiane kishte filluar “të hynte” për të mbetur atje, në jetën e Perandorisë Romake, në të njëjtën kohë kur zemërimi i brendshëm mes Lindjes dhe Perëndimit ishte prezent. Konstandini i I, që mbeti në histori si Konstandini i Madh, ishte mahnitur nga feja e re. Ai dinte gjithashtu se besimtarësh e kësaj feje fshiheshin në katakombe për t’u lutur dhe që ishin përndjekur në mënyrë të përsëritur. Politikisht por edhe moralisht, kishte marrë vendimin të ndalë këtë lloj trajtimi ndaj besimtarëve, përderisa fitoi mbi Maxentius-in.

Në prag të konfliktit të madh, Konstandini pa një vizion. Një kryq i shndritshëm, që formohej me gërmat helene “Χ-Ρ”, me epigrafinë “Εν τούτω νίκα” (mbi këtë fiton). Ditën tjetër triumfoi mbi Maxentius-in. Pas pak muajsh, në qershor të vitit 313 pas Krishtit, u takua në Mediolana (Dorëzonjë / Milano e sotme) me August Licinius dhe morën vedime lidhur me tolerancën fetare dhe lirinë për fenë/besimin. Referenca më e rëndësishme u bë për Krishtërimin, që u pranua të lejohet si besim dhe për herë të parë, besimtarët e krishterë që banonin në territoret e Perandorisë do të mund të ushtronin besimin e tyre pa patur frikë dhe lirshëm mund të kryenin ritualet e besimit të tyre.

E megjithatë, përdjekje të herëpasherëshme vazhduar edhe për afro një 10-vjeçar, derisa Konstandini u bë Monark, pasi fitoi mbi Licinius, në betejën e udhëheqësave të Lindjes dhe Perëndimit.

Toleranca fetare u institucionalizua me “dekretin e Mediolanës” (dekretin e Milanos) dhe që çoi gradualisht në krijimin e Bizantit, “shteti i krishtëruar romaik i Lindjes”.

Gjashtë vite pas sundimit të plotë të tij, Konstandini transferoi kryeqendrën e Perandorisë së Madhe të Lindjes, në një qytet që mori edhe emrin e tij. Konstandinopojë!

Para pak se të ndërronte jetë, u pagëzua i krishterë. Nga viti 380 pas Krishtit Krishtërimi do të bëhet feja zyrtare e Perandorisë dhe gradualisht gjuha helene do të shtrihej edhe në më shumë territore, derisa u bë gjuha zyrtare e gjithë Perandorisë, në vitin 620 pas Krishtit.

Perandoria Bizantine zëvendësoi atë Romake me një “fytyrë” tërësisht tjetër. Mori pamjen e një Perandorie “të përparuar” dhe “të kristianizuar”. Dhe karakteristika e dytë të paktën, kishte për pikënisje “dekretin e Mediolanës”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Farage: Soros Organizoi Aktet e Dhunës mes "Talibanësh" në Angli, Gjatë 8 Ditëve të Fundit!

Next Story

Manhattan, e Diel, Bosh, 1 Qytet FANTAZMË!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,