Katapultues në akuza edhe për njëherë tjetër politikani britanik dhe kryetar i Partisë UKIP (UK Independence Party) “Indipendencë Mbretërisë së Bashkuar”, Nigel Farage, teksa analizon aktet e dhunës dhe vandalizmit ndaj monumenteve në Anglia, nga protestues ekstremistë majtistë me ngjyrë (kryesisht).
Farage tha se prapa akteve të dhunës gjatë këtyre protestave fshihet Fondacioni i spekulatorit ndërkombëtar financiar George Soros, i cili financon miliona dollarë tek Organizata “BLM”, që ka për qëllim të shkatërrojë sot, gjithçka që lidhet me kulturën dhe civilizimin perëndimor.
Mos ndoshta të gjitha këto na çojnë drejt të kuptuarit të diçkaje të tmerrshme, që lidhet me një plan të Sorosit për të shkatërruar Perëndimin?
Farage: “Mesa shikoni anarkia po merr përmasa të paimagjinueshme vandalizmi monumentesh dhe statujash, me një përshkallëzim vale goditëse, që nuk e kemi hasur më parë në jetën tonë.
Në Bristol pamë një statujë të hidhet në det, pranë portit të qytetit dhe dëgjonim një turmë histerike që ulërinte.
Nëse shikoni Media-n do të mendoni se i gjithë vendi është në kaos dhe se i gjithë vendi mbështet këto lloj protestash, meqë disa nga statujat janë të disa personave që akuzohen se shekuj më parë kanë qënë pjesë e tregtisë së skllevërve.
E megjithatë vetëm 30% mbështeti shkatërrimin e asaj statuje.
Nuk e kam parë kurrë më parë këtë që, Media të mos thotë, të mos transmetojë, atë që thonë politikanët dhe atë që thotë, dëshiron dhe mendon populli. Për rrjedhojë, jo! Nuk e konsideroj si fundin apo rrënien e Perëndimit. Por mund dhe duhet të jetë fundi i kësaj klase politike. Politikanë që nuk i përkasin kësaj klase duhet të ngrihen, të kenë kurajon dhe epërsinë për të bërë atë që duhet.
Këto akte dhune nuk kanë të bëjnë me vdekjen apo vrasjen e afroamerikanit në Minnesota të Amerikës, por kanë të bëjnë me Sorosin.
Të gjitha këto lidhen me Organizatën që shfaqet si “BLM”, e cila financohet me miliona dollarë, nga i dyshimti i zakontë, domethënë nga vetë George Soros.
Qëllimi i Sorosit është shkatërrimi dhe shembja e gjithçkaje që kemi dhe mbartim nga civilizimi perëndimor.
Duan të na shuajnë historinë tonë, duan të na harrohen heronjtë tanë, duan të na fshijnë të shkuarën.
Dhe a e dini? Nëse poilitikanët nuk do e ndalin, nëse Kisha nuk do e ndalë, do të dalë, apo do të shfaqet diçka, për të mbushur vakumin, boshllëkun e mosveprimit dhe për ta ndalur Sorosin.”