Që prej vitit 1969, që e dizenjoi, logoja ka ndryshuar shumë pak.
Shumica e njohin Salvador Dali si një piktor surealist. Një surealist i mrekullueshëm, me shumë piktura të njohura, që kanë angazhuar për vite me rradhë botën artistike dhe jo vetëm.
Por njëkohësisht Dali ishte edhe si tip grafisti. Dhe ia dhanë këtë emërtim, sepse dizenjoi një logo për një produkt të një kompanie, ishte pikërisht kompania “Chupa Chups”, që prodhon edhe karamelet me bisht plastik, që fëmijët dhe ne i quajmë, lëpirëse.
Lëpirëset nga Katalonja, që u shfaqën në vitin 1958, kur themeluesi i kompanisë Enric Bernat mendoi të vendoste një kufetë mbi një kleçkë. E emërtoi fillimisht “GOL”, pasi kufesa ishte si sferë, si top dhe goja e njeriut do të ishte porta e futbollit. Bernat bashkëpunoi më pas me një kompani reklamash që e bindën se duhet të ndryshonte emrin në “Chupa Chups”, që vjen nga fjala në spanjisht “Chupar”, që do të thotë “lëpij”.
Ajo që ka mbetur nga e gjitha dhe nuk ka ndryshuar është logoja, që u bë në vitin 1969, teksa Bernat po pinte një kafe me piktorin Dali. Bernat i sugjeroi piktorit të famshëm, por jo të pasur, t’i bënte një logo dhe ai e bëri. Kjo logo është edhe sot dhe e ka bërë produktin ‘brand’ në treg, sepse nuk është thjesht produkti, por edhe piktori i logos së produktit, që e bën atë ‘brand’.
Çfarë e detyroi Dali të pranojë të dizenjojë një logo produkti? Paraja padyshim. Dali rrallë i thoshte “jo” parasë. Aq sa poeti surealist Andre Breton i kishte vënë llagapin / nofkën “Avida Dollars”, që do të thotë “adhurures i parasë”.
Por nëse mendojmë se mesa shumë vështirësi ja dilnin mbanë artistët, në atë kohë, justifikohet deri diku, që pse ky piktor i madh, pranoi të bënte një punë të tillë të vogël, kreative, për disa të holla më shumë.
Një logo që jeton vitin e saj të 51-të, e pandryshuar.