Gjyqtari ka urdhëruar Hillary Clinton, ajo duhet të dëshmojë nga pozicioni i shkelëses së ligjit, lidhur me përdorimin e E-mail-it privat për punë zyrtare, teksa mbante detyrën e Sekretares së Shtetit, gjatë presidencës Omaba, për periudhln 2009-2013.
“Është koha të dëgjoj direkt prej ish Sekretares Clinton dëshmitë e saj” – shkruan gjykatësi Royce Lamberth në urdhërin e tij në fuqi, dhënë Rrethit Gjyqësor në Uashington, D.C.. Ndërkohë grupi Konservator “Judicial Watch” ka bërë padi kundër Departamentit të Shtetit, për qëndrimet e tij lidhur me kërkimet dhe menaxhimin e çështjes së E-mail-eve famëkeqe të Hillary Clinton.
Proçesverbali ekzistues, nuk jep shpjegime lidhur me faktin, pse Sekretarja Clinton, përdori një praktikë të pranueshme për protokollin e Shtetit dhe sigurinë kombëtare, mes një serveri dhe adrese private E-mail-i, për çështje të punës dhe të Departamentit të Shtetit. Çështja e përdorimit të një serveri privat çon menjëherë tek dyshimet se, Sekretarja Clinton fshihte mesazhe dhe të dhëna, komunikime dhe kontakte, si dhe shfaqet shqetësimi i arsyeshëm që ka deleguar tek asdresa e saj private elektronike informacion të klasifikur. Dhe kjo përbën akt jo vetëm penal, por të pahasur më parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në muajin korrik 2016, ndërsa Clinton po kandidonte për presidente e SHBA-së, Wikileaks nxorri 33 mijë E-mail-e të Sekretares së Shtetit. Skandali mori përmasa publike, por jo institucionale çuditërisht. Drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, mik i afërt i familjes Clinton nuk rekomandoi ndonjë investigim, as edhe nuk paraqiti ndonjë akuzë penale kundër Clinton, por veçse pacipërisht në atë kohë, i quajti veprimet e saj “të pakujdesshme”.
Asnjë masë nuk është marrë për Hillary Clinton për një kohë të gjatë. Por mesa duket kjo kohë mori fund. Të majtët sulmuan për më shumë se 3 vjet Presidentin Trump me forcën e votave në Kongres, për ta frenuar dhe për ta rrëzuar, por nuk ja arritën. Tani më, koha e tyre mbaroi.
Investigimi për çështjen Clinton ka avancuar mjaftueshëm dhe tashmë ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të shfaqet përpara gjykatës më 9 shtator.
Akuzat e ngritura pas investigimeve mbi shkeljet e kryera vullnetshëm nga Hillary Clinton janë të mirëformuluara dhe Clinton do të përballet me drejtësinë dhe konformt ligjit do të ndëshkohet bazuar në shtrirjen dhe thellësinë e shkeljeve të kryera, me referencë dëmet që i kanë sjellë veprimet dhe mosveprimet e saj SHBA-së.