Kim Yong Un Fiton Miliona Dollarë mes Kontrabandës së Rërës

Në një kontrabandë të re dhe mjaft fitimprurëse duket se po investohet regjimi i Koresë së Veriut, sipas disa të dhënave të Organizatës “Center for Advanced Defense Studies” (C4ADS), me seli në Uashington, sipas së cilës Korea e Veriut fition miliona mes kontrabandës së rërës!

Sipas vlerësimit të analistëve, shuma e të ardhurave për regjimin e Kim Yong Un shkon në 22 milionë dollarë vetëm për vitin 2019.

Zbulimi u bë kur u vu re lëvizje e dendur e 279 anijeve në det të hapur në territorin koreanoverior, një numër që ngjalli dyshime tek analistët vëzhgues, që deri më sot kishin evidentuar tregti të paligjshme mineralesh, armësh, narkotikësh dhe kafshësh të rralla rezervatesh.

Koresë së Veriut i është ndaluar nga dhjetori i vitit 2017 për të bërë eksport të rërës dhe të materialeve të përngjashëm, pas një vendimi të OKB-së.

Por Korea e Veriut gjatë vitit 2019 ka nxjerrë jashtë vendit, në formë kontrabande, përafërsisht 1 milionë ton rërë.

Anijet koreanoveriore që transportonin rërën bashkëpunonin me anije të tjera që kishin lidhje me Kinën, ose mbanin flamurin Kinez, ose kishin emërtime kineze. Domethënë duket një “aleancë” e heshtur dhe e fshehur e dy regjimeve në këtë sektor, teksa anijet kineze kanë rregulla më elastike transporti dhe intineraresh ujore.

Për të vërtetuar sa më sipër, janë kapur edhe plane fotografish nga satelitë, që dëshmojnë me pamje faktin e dyshuar.

Çështja “u kyç” kur analistët vëzhgues zbuluan dokumentacion se Korea e Veriut bënte eksport rëre, apo kontrabandë rëre, kur i vendoseshin kufizime, që prej viteve ’90.

Për t’u nënvizuar është fakti se rëra është material bazë përbërës për çimenton, qelqin etj., dhe se në botë konsumohen apo përdoren afro 50 milionë tonë çdo vit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Hillary Clinton: 9 Shtator 2020 do të Dëshmojë Përpara Gjykatës! Urdhër i Pashmangshëm prej Saj!

Next Story

Athina: Si Qytet i Botës së Tretë (foto)

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,