Hillary në një emision televiziv tha: “Trump ka “zaptuar” Krishterimin dhe BLM (Black Lives Matters) nuk janë të dhunshëm…” dhe më pas humbi qetësinë.
Hillary Clinton akuzoi Presidentin Trump, duke thënë se ky i fundit ka zaptuar Krishtërimin, në një intervistë të toneve të ulëta në një kanal mediatik britanik.
Kandidatja e dështuar për presidencën, u shpreh se Trump ka gënjyer kur ka thënë se lëvizja “Black Lives Matter” është e dhunshme, sepse sipas saj (ndonëse ngjarjet dëshmojnë të kundërtën), vetëm një segment i vogël i protestuesve kanë kryer akte dhune dhe kanë grabitur.
Në vazhdim, Hillary e humbi krejtësisht fillin. Ajo u shpreh se grabitësit e dhunshëm janë një minoritet shumë, shumë i vogël dhe akuzoi Presidentin Trump se po tentonte të “zaptonte” Krishtërimin. Gazetarja që supozohet të jetë objektive dhe e pavarur e “Sky News”, u shpreh përgjat intervistës se do të dëshironte “të shkonte tek Klintoni dhe t’i jepte një përqafim”, pasi e kishte parë në një restorant pak kohë pas humbjes së saj elektorale.
Më pas “gazetarja e pavarur”, i bëri një pyetje “asist” Klintonit, duke i kërkuar koment në lidhje me përdorimin e dhunës dhe gazit lotsjellës nga ana e policisë kundër “protestuesve paqësorë”.
“Ata ishin krejtësisht paqësorë”– iu përgjigj me entuziazëm ish-Zonja e Parë e Amerikës. As Klintoni dhe as gazetarja Kay Burley nuk përmenden faktin se aktivistët e “BLM” kishin djegur një Kishë Episkopale historike në Washington dhe se raportimet nga vendngjarja konfirmojnë se nuk pati përdorim gazi lotsjellës nga ana e policisë në këtë rast.
“Ajo që Presidenti Trump bëri me atë fotografinë në Kishë, është që të tentojë të portretizojë BLM dhe mbështetësit e kësaj lëvizjeje si të dhunshëm, ndërkohë që vetëm një minoritet shumë, shumë i vogël, shfrytëzuan protestat për të grabitur dhe vandalizuar… ata ishin një përqindje shumë, shumë e vogël. Presidenti Trump ka dashur të hedhë hijen e kriminalitetit mbi miliona protestues paqësorë, vetëm që të reklamojë veten në një foto” – u shpreh Klinton.
E pyetur në lidhje me komentet e Trump se Biblia ishte libri i tij i preferuar, ajo u përgjigj: “Ai nuk e di fare çfarë është e shkruar në Bibël, por kjo është sjellja e tij.. gjithmonë ka tentuar të zaptojë Krishtërimin dhe Biblën në një mënyrë hipokrite dhe ky ishte vetëm rasti më i fundit që e tregon këtë”.
Megjithatë, dukshëm Zonja e Parë nuk arrin të shohë hipokrizinë e saj, kur në një anë akuzon Trump se nuk është i Krishterë, ndërkohë që vetë ajo në të shkuarën ka sulmuar dhe shkatërruar jetët e grave që kanë akuzuar bashkëshortin e saj për ngacmim seksual. Ku qenka e shkruar në Bibël që shantazhi dhe manipulimi qenkan sjellje prej të Krishteri të devotshëm, si e “shet” veten zonja Klinton? Po bëmat me “Pizzagate dhe “SpiritDinner i ka harruar majtistja Clinton? Po kryeqet përmbys që mban në qafë ajo dhe vajza e saj, a nuk janë Satanike?
Demonët kanë gjithmonë zellin të përbaltin dhe të akuzojnë! Por vetëm kaq!
Më tej përgjatë intervistës Clinton ka sulmuar presidentin Trump për trajtimin e coronavirusit dhe vazhdoi me histerinë që e karakterizon të fajësojë rusët, Wikileaks-in dhe ish drejtorin e FBI James Comey për humbjen e zgjedhjeve presidenciale të 2016.
Ajo vazhdoi në monologun e saj të paralogut duke thënë se edhe në vitin 2020, hakerat rusë janë kërcënim i madh për zgjedhjet dhe se është “detyra” (?!) e Biden që të sigurohet që populli “të mos gënjehet sërish”.
Ajo e përfundoi intervistën duke parashikuar fitoren e Biden përkundrejt Trump. Për të shprehur shkurt, çfarë ajo tha në intervistë mund të themi: Clinton vazhon të njëjtën gënjeshtër dhe përrallë me rusë, ndonëse tashmë u vërtetua përtej çdo dyshimi se ndihmë ruse për Trump nuk ka pasur.
E vetmja gjë, e cila dihet me siguri për të dhe që nuk ka për t’u ndryshuar kurrë, është fakti se Clintoni sa herë hap gojën, thotë vetëm gënjeshtra, gënjeshtra pas gënjeshtrash, deri sa zhytet në disfata të njëpashme.
Një jetë në përpëlitje!