Administrata Trump finalizoi hartimin e rregullores që përmbys epokën “Obama” në politikat e kujdesit shëndetësor për personat transgjinorë.
Ndryshimi i politikës përcakton apo definon si gjini të personit, seksin biologjik të lindur.
Kurse rregullorja Obama e shikonte gjininë e personit si një sens apo ndjesi të brendshme të gjithkujt, për t’u ndjerë femër, ose mashkull, ose asnjëri prej tyre, ose një kombinim i të dyve.
Nën epokën “Obama” rregulli federal i detyronte spitalet të aplikonin proçedura të transformimit të gjinisë (krijimit të personit transgjinor), me ndërhyrje si histeroktomia.
Rregulli ishte shkruar për t’u zbatuar nga seksioni kundër dallimeve të ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili ndalon dallimet mes gjinive.
Grupet LGBT kërkuan masa të qarta mbrojtje për personat që dëshirojnë të ndryshojnë gjininë dhe për personat transgjinorë, por edhe për ata vetë, për të patur kushte të përbashkëta dhe të përshtatshme trajtimi shëndetësor.
Grupet e femrave nga ana tjetër kundërshtojnë rregulloren e re të Administratës Trump, pasi ka limite dhe ndalime lidhur me abortin.
Epoka “Obama” në sektorin e shëndetit publik kishte klasifikuar si të privilegjuar disa grupe të shoqërisë, duke diskriminuar realisht ata që punonin dhe kontribuonin më shumë për ekonominë amerikane dhe për rrjedhojë edhe për sektorin e shëndetësisë.
Grupe si: transgjinorë, LGBT, të papunë, emigrantë të paligjshëm dhe të tjerë, merrnin shërbim shëndetësor falas, ndërkohë që të tjerët që punonin, detyroheshin edhe të paguanin ekstra, pavarësisht kontributeve të tyre të përmuajshme për sigurime shëndetësore.
Tashmë format e përfitimit ndryshojnë krejtësisht.
Administrata Trump thotë se sugjerimet që i janë bërë nga grupet më sipër nuk janë marrë parasysh, teksa është bërë një analizë e shpenzimeve vjetore që i kushtojnë shtetit shuma marramendëse. Deri më tani për këto grupe shoqërore janë shpenzuar në formë të pajustifikuar 3.2 miliardë dollarë, vetëm gjatë 5 viteve të fundit.
A mund të vazhdohet më me një politikë të tillë diskriminuese në sektorin e shëndetësisë në Amerikë?! Administrata Trump thotë fuqishëm “jo” dhe është e destinuar të përmirësojë ndjeshëm sektorin në fjalë.
Grupet transgjinore, LGBT dhe të tjerë janë njerëz si gjithë të tjerët dhe nuk ka pse të trajtohen ndryshe dhe me më shumë avantazhe, duke diskriminuar pjesën tjetër.