11 Arkitektët më të Mëdhenjë në Histori

Kultura apo civilizimi ynë është formuar nga ajo që na ka mbetur si vizuale, e shqueshme dhe arkitektura është një pjesë e rëndësishme e saj. Stilet dhe format arkitekturore jo vetëm shenjëzojnë ndryshimet në shoqëri, por mund të diktojnë edhe mënyra të reja mendimi. Arkitektët modernë kanë gjetur rrugë dhe mënyra për të sjellë bukuri në qytete, bukuri që na rrethojnë dhe promovojnë peisazhin në plan të përgjithshëm.

Antoni Gaudí

“La Sagrada Familia” është krijimi i tij më madhështor, i kësaj lloj arkitekture, që ende nuk i ka përfunduar konstruksioni. Stili i tij është grandioz me elementë nga stilet Barok, Gotik, Moorish dhe ai Viktorian. Vizito Barcelonën për të parë veprën madhore të jetës së tij.

Frank Lloyd Wright

Frank Wright ka ndryshuar realisht arkitekturën e shekullit të 20-të, mes godinash gjeometrike që i rrethon natyra. Arkitekti që godinën e shikonte domosdoshmërisht të shkrirë me peisazhin, natyrën, pa e cënuar atë, si dhe duke patur invidualitetin e saj. Një nga shembujt më famozë është “Guggenheim” në New York.

Leoh Ming Pei

Arkitekti kinez në lindje, u përpoq dhe ja arriti të menaxhonte dhe inkorporonte trashëgiminë me format gjeometrike, në një stil të vetëm. Edhe pse duket e lodhshme, vëmendja e tij për detajet e bëjnë të pabesueshme çdo vepër dhe e zhyt atë në formë perfekte mes godinave ku vendoset. Një prej veprave të tij të famshme është “Piramida Louvre”.

Zaha Hadid

E vetmja grua në listë, irakiano-britanikja. Një prej emrave më të mëdhenj të arkitekturës moderne. Stili i saj sa futurist, po aq edhe artisktik është adhuruar dhe lavdëruar në mbarë botën, teksa ka realizuar godina publike dhe private.

Oscar Niemeyer

Niemeyer ka ndryshuar definitivisht pamjen si duket Brazilia sot. Ai ka qënë i frymëzuar, nga arkitektë më të mëdhenj si, Zaha Hadid dhe Frank Gehry. Ka marrë pjesë gjithashtu në vepra arlitekture në Amerikë, por është kthyer në Brazilia dhe i është dedikuar, për t’i ndryshuar, apo për t’i përmirësuar pamjen qytetit.

Santiago Calatrava

Calatrava nuk bën asgjë në struktura minimaliste dhe të gjitha godinat e tij janë diku mbi majë, mbi kupolë, diçka që të tërheq vëmendjes. Kombinimi i futurizmit “sci-fi” me dekorime të spikatura janë firma e elementëve të Santiago Calatrava.

Architect: Santiago Calatrava, Valencia

Philip Johnson

Philip Johnson nuk është një inovator, por ka arritur të menaxhojë kërkesat, format e popullit të thjeshtë, duke i konturuar ato në diçka të re dhe të pazakontë. Shtëpia e tij u bë një ilustrim i mirë i ideve të arkitektit Mies, por në ekzekutimin postmoderng të Johnson.

Tom Wright

“Burj Al Arab” është godina më e njohur në Dubai dhe e vetmja krijesë e çuditshme në arkitekturën e tij. Teksa nuk të lë përshtypjen e një misioni të madh të përmbushur, kjo godinë është shumë luksoze, me helikodrome, fusha tenisi dhe me fushëmapje që të marrin frymën.

Ludwig Mies van der Rohe

Minimalizmi mund të jetë një rrugë e zgjuar për ta shkelur në arkitekturë, këtë ka provuar edhe arkitekti gjerman. Duke përdorur formën origjinale të materialeve dhe duke u fokusuar tek funksioni, arkitekti punon mbi principet e tij kryesore, racionalizmin dhe efiçiencën, një mënyrë për ta bërë sërish godinën të duket bukur.

Norman Foster

Arkitekti britanik ndoqi gjurmët e Frank Wright dhe Mies dhe e çoi dizenjon gjeometrike në një shkallë më lart. “Gherkin” qiellgërvishtësi në Londër është një nga krijimet e tij ku kombinon trigonë dhe sfera. Godina është bërë një nga simbolet e qytetit dhe nxiti trendin për godinat e së ardhmes në atë zonë të qytetit.

Frank Gehry

Një tjetër arkitek në veprat famoze të të cilit përfshihet edhe Muzeumi Guggenheim. Gehry përdor forma dhe materiale që sjellin inovacion në linjat moderne të arkitekturës. Arkitektura kontemporane e krijuar prej tij tërheq turistë dhe entuziastë nga e gjithë bota. Përdorimi i metalit prej tij është realisht impresiv.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Administrata Trump Rrëzon Politikën Transgjinore të Obama për Kujdesin Shëndetësor!

Next Story

Kina Sulm Kibernetik Australisë

Latest from Opinione