Pas një seri ngjarjesh të ndodhura deri natën e së premtes, Prokurori i Manhattan, Geoffrey Berman, refuzon të japë dorëheqjen, edhe pse Prokurori i Përgjithshëm njoftoi shkarkimin e tij, të premte në mbërmje (dje).
Prokurori Berman, që ka drejtuar për disa vjet investigimet lidhur me Presidentin Donald Trump, investigime prej të cilave nuk doli asgjë kundër Trump, por përkundrazi janë bërë manipulime në dëshmi dhe dëshmitarë, me fakte dhe ngjarje të stisura, ky pjesë aktive e ‘Deep State’, tha se nuk ka asnjë predispozicion të lërë zyrën deri në momentin që ta zëvendësojë Senati.
Është i njëjti prokuror, që për gjithë ato shkatërrime që ndodhën në Manhattan nuk po bën absolutisht asgjë, për të kapur dhunuesit dhe plaçkitësit e pronës së shtetasve amerikanë. Investigime që duhet të kryehen kundër një grupi ekstremist dhe anarkisto-majtist si “Antifa” dhe tani edhe “BLM”, sponsorizuar nga Soros. Investigime për të cilat Prokurori ka prova të gjalla, video të shumta që kanë bërë xhiron e botës.
Para disa orësh Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr njoftoi se Trump synon të emërojë kryetarin e Komisionit të Sigurimit dhe Shkëmbimeve, Jay Clayton, në vend të Prokurorit Berman.
Manhattan / New York nën qeverisjen e Trump do të jetojë sërish kohë rendi dhe qetësie publike, zhvillimi dhe boom-i ekonomik, pas shumë e shumë dekadash kaotike nën upiumin majtisto-globalist!