Qeveria në Hije, ‘Deep State’ & Këmbëngulja për të Vendusur Anarkinë në SHBA!

Majtistët globalistë të Amerikës nuk e prisnin kurrësesi humbjen e tyre në nëntor 2016 dhe fitoren e Trump. Por ja që ndodhi dhe sapo u bë fakt elektoral, klika e errët e globalizmit filloi, apo ndërmori hartimin e planit për rrëzimin e Trump-it, për shkatërrimin e ekonomisë dhe për krijimin e destabilitetit social.

Administrata Obama, që u quajt ‘Deep State’ nga vetë Presidenti aktual, punonjës të shtetit nën urdhërat e Obamës, Sorosit dhe majtistëve, përkrah padyshim Elitave Financiare, bënë gjithçka që të arrinin qëllimet e mëposhtëme:

  1. Largimin e Presidentit Trump nga Presidenca;
  2. Rrënimin e ekonomisë;
  3. Destabilizimin e jetës sociale duke cënuar rendin dhe sigurinë e së përditshmes;

Fatkeqësisht për ta, deri më sot, asnjë plan apo strategji e hartuar nuk u arrit, megjithëse me qindra mijë persona prej tyre ishin brenda administratës në kapitol, brenda në administratën e çdo shteti dhe bashkie të SHBA-së. Nuk u arrit pra, as:

1a. Rrëzimi i Trumpit me çdo formë, mjet dhe mënyrë;

Përkundrazi, aktet e shpifjeve dhe çështjeve farsë, të sajuara, lufta e errët në prapaskenë dhe ‘Qeveria në Hije’, apo edhe deri përdorimi i dëshmitarëve të rremë, do i sjellin përpara drejtësisë dhe gjykimit;

2a. Rrënimi i ekonomisë me çdo kusht;

Përkundrazi, ekonomia amerikane u rrit me rritme të shpejta, taksat u ulën, vende të reja pune u hapën në shifra disamilionëshe, dollari në tregun global ishte potent, shpenzime lufte nuk pati askund, për hir të strategjisë krejt të ndryshme të Presidentit Trump, investimet në vend u rritën, prodhimi në vend u rrit, po shkohej me strategji të qartë drejt kthimit të investitorëve amerikanë që operonin jashtë vendit etj.

3a. Destabilitet nuk arritën të mbillnin dot, as të përditshmen e amerikanëve nuk e cënuan dot;

Përkundrazi, në 4 vitet e qeverisjes së Presidentit Trump të gjitha shifrat e kriminalitetit janë më të ulta, krahasuar me qeverisjen Obama. “Tregu” i emigrantëve të paligjshëm u mbyll. Trafiku i narkotikëve është hasur me luftën e ashpër të forcave të antikrimit dhe antidrogës së Qeverisë Amerikane.

Por, sa më sipër, “justifikojnë” veprimet e sotme të ‘Deep State’ dhe majtisto-globalistëve, që teksa nuk ja dolën në asnjë objektiv me Presidentit Trump dhe Administratën e tij paralele me atë të ‘Deep State’, vendosën ta kalojnë Amerikën në anarki.

Majtisto-Globalistët për vite me rradhë punonin dhe financonin për të ngritur grupe terroriste në Lindje. Tashmë grupet terroriste ekstremiste majtiste i kanë ngritur brenda Amerikës, si Organizata Terroriste “Antifa” dhe i përdorin dhe i financojnë që të djegin dhe të bëjnë “pluhur e hi” Amerikën, për të marrë pushtetin me çdo kusht dhe me çdo kosto.

Por koston e anarkisë që duan të instalojnë të majtët e rrëzuar nga pushteti në Amerikë, po e paguan veçse populli amerikan, të cilit i digjet prona, sipërmarrja, kursimet dhe puna e një jete dhe i shuhet e ardhmja.

Por globalistët nuk kanë në qendër të interesave të tyre Amerikën dhe amerikanët. Jo! Ata kanë në qendër të vëmendjes vendosjen e Rendit të Ri Botëror dhe shkatërrimin e Amerikës. Por, duket se ekzistenca e Trump-it në krye të Shtetit të jetë e vetmja pengesë për të realizuar Diktaturën Globale. Jo vetëm kaq, u rrezikohet tashmë edhe vetë jeta, teksa po investigohen, po u grihen akuza që do i çojnë në gjykim dhe më pas në ndëshkim.

Trump-i dhe populli amerikan është bërë një problem i dyfishtë për Majtisto-Globalistët e Amerikës, që kanë me dekada që zbatojnë urdhëra drejt destinacionit fundor, instalimit të Rendit të Ri Botëror.

‘Deep State’ duhet “përgëzuar”, ka bërë mjaft përpjekje dhe punë, sidomos jashtë Amerikës, kujtojmë Ballkanin (Shqipërinë), Europën Perëndimore, Lindjen, Azinë etj., por nuk arriti qëllimin në krater, në SHBA.

Për të majtën Amerikane ka vetëm një rrugë shpëtimi, vendosja e Anarkisë në Amerikë, veshur me nuancat pse jo edhe të një Lufte Civile!

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

E padëgjuar! OKB Globaliste, Publikisht Pro Organizatës "ANTIFA" & Kundër Qeverisë Amerikane!

Next Story

Prokurori i Manhattan Geoffrey Berman Refuzon të Japë Dorëheqjen!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,