Donald Trump të premte njoftoi se Kryebashkiaku i Tulsa G.T. Bynum kishte rënë dakord t’i jepte fund izolimit dhe të lejonte mbështetësit e Trump-it për çeljen e fushatës ditën e shtunë në qytetin e tij.
“Unë fola me respektin më të madh me Kryebashkiakun e Tulsa, G.T. Bynum, i cili më informoi që nuk do të ketë mbyllje, apo izolim sonte dhe nesër për shumë mbështetës që të marrin pjesë në çeljen e fushatës #MAGA Rally”, shkroi Trump në Twitter.
Tipikisht, bashkitë mund të mbyllin qytetin nëse nevojitet të mbizotërojë paqja në raste turmash të mëdha, apo protestuesish.
Kryebashkiaku nxorri një urdhër ekzekutiv ditën e enjte, në orët e vona, për implementim emergjet të një mbylljeje në zonën përreth stadiumit “për të mbrojtur shëndetin, sigurinë, pacënueshmërinë dhe paqen publike, për të mbrojtur jetët dhe pasuritë e njerëzve”.
Kreu i Bashkisë ndali qindra mbështetës të Trump që po prisnin në rradhë për disa ditë, që të merrnin një biletë për të qënë në rreshtat e parë të ceremonisë së çeljes së fushatës.
Raportuesi i “Breitbart News” Matthew Perdie, që ishte prezent, tha se të enjte në darkë nuk kishte pse të shpallej mbyllja, pasi nuk kishte asnjë lloj problemi.
Herët të premte, Trump u bëri thirrje protestuesve vandalë leftistë që të mos bëjnë shfaqje përgjatë ceremonisë së çeljes së fushatës së tij në Tulsa.
“Të gjithë protestuesit, anarkistët, axhitatorët, plaçkitësit apo vulgu që po shkon në Oklahoma, lutem të kuptojnë se nuk do të trajtohen siç u trajtuan në New York, Seattle apo në Minneapolis” – këtë shkroi Trump në Twitter. “Do të jetë skenë krejt ndryshe!”
Të majtët kërkojnë dhe po nxisin përplasjen mes amerikanëve. Ndoshta do u pëlqente dhe do i kënaqte edhe një Luftë Civile, veç ata të shpëtojnë. Të tmerruar nga prurjet e pafundt të masave pranë dhe drejt Presidentit Trump, si dhe duke ndjerë fundin e rrëpirtë, po bëjnë gjithçka mes miliardave që disponojnë për të mbjellë kaos dhe anarki në tokën e lirë amerikane.
Nuk kanë për të arritur asgjë! Populli amerikan e ka vendosur për kë do të votojë, sidomos gjatë këtij muaji kur Amerika shfaqi fytyrën e fshehur të majtistëve të pandreqshëm dhe diabolikë, mes protestuesve të paguar dhe kauzave bajate. U shfaqën dhe u kuptuan se kishin planifikuar shkatërrimin e Amerikës dhe kthimin e vendit nga një superfuqi ekonomike dhe sociale, në një vend të regresit të vazhdueshëm dhe më pas, shndërrimin e Amerikës në një vasale të Kinës dhe Pekinit, ku kishin programuar të vendosnin selinë e Qeverisë Globale.