New York Jashtë Kontrolli: U Shtuan Vrasjet me 79%, Shtëniet me Armë me 64%, Vjedhjet & Vandalizmat me 34%, Vetëm në Muajin Maj!

Qyteti i New York-ut vazhdon në spiralin e një qyteti jashtë kontrollit gjatë javëve të fundit. Departamenti i Policisë së New York raporton dhe konfirmon rritje dramatike të akteve të dhunës, vrasjeve, të shtënave me armë zjarri, plaçktjeve në 5 lagjet e qytetit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjatë muajit maj vrasjet u shtuan me 79%, me 64% u shtuan të shtënat me armë zjarri dhe me 34% u rrit numri i plaçkitjeve, vjedhjeve.

Të gjitha këto ndodhin në valën e protestave dhe të sugjerimeve të të majtëve për të përgjysmuar fondin për policinë, apo edhe për heqjen fare të fondeve për të, vendime absurde për njerëz normalë, që të çojnë në logjikën se të majtët në Amerikë, po kërkojnë që të mos ketë fare polici. Mesa kuptoni, u nevojitet anarki.

Në këtë klimë protestash, elementët kriminalë kanë gjetur terrenin e duhur për të shtuar aktivitetin e tyre.

Mendoni sikur të mos kishte polici fare. Atëherë do të ishim në kushtet e një anarkie të plotë, ku disa amerikanë të dhunshëm do të kryenin krime ndaj të tjerëve, të tjerët që mbajnë armë ligjshmërisht do i përdornin ato për t’u mbrojtur dhe e gjithë kjo situatë të çon në konkluzionin e fillimit më pas të një Lufte Civile. Këtë duan, këtë planifikojnë të realizojnë me çdo kusht dhe me çdo kosto.

New York-u po vazhdon të jetë në betejë me krimin e shtuar ndjeshëm në valën e protestave anti-policore, me 10 persona të gjuajtur me armë zjarri, në një ditë, jo vetëm kaq, brenda 10 minutash, në incidente të ndryshme, vetëm në Brooklyn.

“Në qytet raportohen 40 të shtëna vetëm këtë javë, ndërkohë që në vitin 2019 , në të njëjtën javë ka patur 24 të shtëna”, deklaron shtypi lokal.

Kryenashkiaku i New York i majtë, leftist-globalist me emër dhe mbiemër të ndërruar, i destinuar për trazira.

Guvernatori i New York i majtë, leftist-globalist me plan të shtruar nga familja Clinton dhe spekulatori Soros, i vendosur për të çuar implementimin e strategjisë deri në fund.

Vota e New York-ezëve në nëntor 2020, duket se do të jetë ose e munguar për të majtët, ose prezente dhe ndëshkuese për ta.

Nëse nuk ndodh, por banorët e New York-ut do të vazhdojnë të votojnë majtistët, do ta shkruajnë atëherë tragjedinë e tyre, me vullnet dhe dëshirë, si dhe në kolegjialitet.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Të Tmerruar me Trump - Kryebashkiaku i Tulsa Urdhëron Mbylljen e Stadiumit ku Nesër Trump do të Çelë Fushatën!

Next Story

E padëgjuar! OKB Globaliste, Publikisht Pro Organizatës "ANTIFA" & Kundër Qeverisë Amerikane!

Latest from Opinione