Djali Muhammad Ali Jr., boksierit me famë botërore, tha në një intervistë për “The New York Post” se babai i tij do të ishte kundër ‘racistëve’ të lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe ‘Antifa’, që nuk kanë asnjë ndryshim nga terroristët islamikë.
Lidhur me ‘Black Lives Matter’, Ali Jr. tha: “Babai im do të thoshte se nuk janë gjë tjetër veçse demonë, sepse ‘all lives matter'” (pasi jeta e të gjithëve ka rëndësi, jo vetëm jeta e zezakëve).
“Këto janë lëvizje dhe sllogane raciste. Nuk ka rëndësi vetëm jeta e zezakëve, por edhe jeta e të bardhëve, e kinezëve, e të gjithëve, jeta e gjithkujt vlen. Perëndia i do të gjithë. Të vrasësh është e fajshme, paçka se kë vret.“
Ali Jr. tha gjithashtu se nuk mund të pretendosh se mbron jetën e një grupi njerëzish, duke shkatërruar, dhunuar dhe plaçkitur pasurinë dhe jetën e të tjerëve. U bëri thirrje gjithashtu anarkistëve që të mos e bëjnë më m…t vendin, sepse vendi nuk është kosh plehrash. Nëse duan të protestojnë, duhet të protestojnë paqësisht.
Ali Jr. shprehu pakënaqësinë e tij ndaj organizatës ‘Antifa’ dhe është dakord me Presidentin Donald Trump që i cilëson ata verbalisht dhe legalisht si terroristë.
“Nuk kanë asnjë ndryshim nga terroristët islamikë”, tha ai gjatë intervistët dhe shtoi se duhet të ndëshkohen siç e meritojnë, me forcën dhe ashpërsinë e ligjit për këto raste.
“Mendoj se Trump është një president i mirë. Im atë do ta kishte mbështetur maksimalisht nëse do të ishte gjallë. Trumpi nuk është racist, përkundrazi, demokratët janë racistë. Demokratët as nuk e vrasin mendjen për popullin. Hillary Clinton as nuk e çan kokën për popullin, ajo thjesht po përpiqet t’i shpëtojë ndëshkimit”, tha Ali Jr. – “Trump është shumë herë më i mirë se Clinton dhe Obama… I vetmi njeri që bën atë që thotë, është Donald Trump.”
Sipas Enciklopedisë “Britannica” raportohet se Muhammed Ali ishte boksieri i parë që fitoi titullin kampion në peshat e rënda, në tre gara të veçanta. Me sukses mbroi titullin për 19 herë.