Trumpi Shpërthyes, Foli Mbrëmë për të Gjithë & për të Gjitha!

Presidenti amerikan, në Ceremoninë e Çeljes së Fushatës në Tulsa – Oklahoma, dje në mbrëmje, u tregoi amerikanëve sesi mund të jetë Amerika nëse nuk fiton ai, por nga ana tjetër u tha se do të fitojnë dhe Amerika do të jetë më potente se kurrë më parë. Demokratët e Biden, Obama dhe Clinton i karakterizoi si radikalë të majtë dhe të rrezikshëm për vendin, gjatë gjithë fjalës së tij, për herë të parë në 3.5 vite në pushtet.

Ishte shpërthyes dhe më shumë se i prerë në vendimet dhe veprimet që do të ndërmarrë, për të tharë MOÇALIN që gjeti në Uashington dhe kudo në administratë.

Trump: “E dija që ishte moçal, por nuk e dija që ishte kaq i thellë dhe kaq i shtrirë, por padyshim që do ta thajmë, e kemi tharë, duhet vetëm edhe pak punë pas fitores”.

Foli gjatë për dhunën dhe vandalët e ekstremistëve majtistë të shtyrë dhe të organizuar, për ta kaluar në anarki Amerikën, por që nuk ja kanë arritur dot, përveç në disa shtete me guvernatorë të majtë, ku u lejohet të dhunojnë dhe të krijojnë përshtypjen se në Amerikë po ndodh “çudia”. Gjithçka bëhet për ‘show’ dhe për të krijuar klimë negative, por nuk kanë për të arritur asgjë. Amerika ka patriotë dhe amerikanë të ndërgjegjshëm që do e mbrojnë dhe do e bëjnë të madhe sërish, siç dhe e meriton.

Trump i tha Binden dhe majtistëve se janë të fundit që mund t’i japin atij dhe të tjerëve leksione mbi racizmin, sepse ka një mal me fakte që vërtetojnë të kundërtën.

Trump direkt dhe indirekt foli dhe u tha amerikanëve që kanë bërë gjithçka për të shkatërruar besimin, sepse nuk i përkasin atij, duke lënë të nënkuptojë se janë satanistë.

U tha se kanë bërë gjithçka për të shkatërruar ekonominë, duke u përmenduar sesa kompani amerikane, me politikat e majtistëve, ikën nga Amerika, sepse plani i tyre ishte rrënimi i Amerikës.

U tha se kanë bërë gjithçka për të të mos patur më rend dhe siguri, e si të mos mjaftonin këto, tani majtistët kërkojnë të ulin edhe fondet për policinë, në disa raste sugjerojnë që të mos ketë fare polici, pikërisht sepse u intereson anarkia.

“Banda e majtistëve ekstremistë përpiqen të vandalizojnë dhe të na shuajnë historinë, të na rrëzojnë monumentet dhe po përpiqen t’u imponohen njerëzve duke u shkatërruar atyre pasuritë, me qëllim vendosjen e kontrollit nga ana e tyre. Janë ngrysur larg. Nuk kanë për të arritur asgjë. Nuk lëmë asnjë hapësirë. Do u vijë fundi!”, theksoi Trump.

Në Amerikë do të ketë: *Ligj dhe Rend! *Ekonomi në ngritje! Ekonomi fenomenale! *Vende të reja Pune, miliona vende të reja! *Investime që do të kthehen në Amerikë! *Monedhë të qëndrueshme! *Tregje fitimprurëse! *Mirëqënie dhe prosperitet për të gjithë pa përjashtim! Etj., etj.

“Në 3 nëntor historia e Amerikës starton ditën e saj të progresit pakthim dhe shkatërrimin e atyre që Amerikën e donin të rrënuar. Do të shikoni tani edhe Kinën dhe të tjerë, ku do të jenë dhe ku do të shkojnë”, tha Presidenti.

Presidenti amerikan bëri një akuzë tjetër lidhur me testin e Covid-19, duke lënë të kuptohet që mes testimit, njerëzve u ngjitej virusi. Ndaj dhe ‘Deep State’ i mëshonte testimit, derisa pas 3 javësh, për arsye të tij, të kuptueshme, Presidenti dha urdhër të mos bëhen testime. Këta janë diabolikët që rrethojnë Shtëpinë e Bardhë, administratën amerikane, që në fund, gjithçka bëjnë, kthehet kundër popullit amerikan dhe jo kundër një personi, që është vetë ai, Donald Trump.

***

Teksa zhvillohej takimi brenda stadiumit, jashtë protestues majtistë të lëvizjes “BLM” (“ANTIFA” në vetvete) u përplasën me mbështetës të armatosur të Trump, por me ndërhyrjen e policisë u shpërndanë dhe u rivendos qetësia.

“Kur shikon këta vandalë dhe plaçkitës rrugëve është realisht shumë mirë që kemi armë, që gjithkush të mbrojë jetën e tij. Njerëzit tanë nuk janë të ashpër, në asnjë rast, por nëse do të ishin, për palën tjetër ajo ditë e përplasjes me ne do të ishte një ditë tmerri”, theksoi Presidenti.

“Në Amerikën e majtistëve, plaçkitësit dhe ilegalët e huaj të ardhur nga e gjithë bota, do të kenë më shumë të drejta se amerikanët që respektojnë ligjin dhe Kushtetutën.

Por Amerika do të jetë e djathtë, siç është, ku çdo njeri ka dinjitet dhe integritet, me flamurin mbi banesat tona nën moton ‘Në Perëndia Besojmë’. Ne jemi vendi që luftuam komunizmin dhe fashizmin dhe nuk do ta lëmë kurrë të bjerë në duart e tyre, sepse kemi qytetarë krenarë si ju, që i besojnë lirive dhe të drejtave të njeriut dhe e duan vendin e tyre.

Ne do të fitojmë, do të fitojmë, do të fitojmë! Ne jemi një komb që na mbron Perëndia. Më e mira po vjen zonja dhe zotërinj të Oklahomas.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kasapi Libanez në Britani, në Një Akt të Frikshëm Terrorist!

Next Story

Djali i Muhammad Ali: Babai im do të Mbështeste Trumpin po të Ishte Gjallë & Jo "Racistët" e 'Black Lives Matter'!

Latest from Opinione