“Kolektivizmi Oligarkik” që Prodhoi Organizata Anarko-Komuniste në Amerikë, për të Sjellë Rendin e Ri Botëror!

Marr shkas nga një libër shumë interesant, i Carroll Quigley, një ish pedagog edhe i Bill Clinton, një njeri shumë brenda atij grupimi që sot e kemi emërtuar si ‘Deep State’ (sot jashtë tij), boton një libër ku ekspozon qartësisht se cilët janë dhe çfarë kanë planifikuar ndër dekada, shekuj ndoshta, për të realizuar, dhe sesi përgjatë historisë këta njerëz “të errët” kanë ndryshuar sistemet, drejtuesit, ose kanë bërë revolucione përmbysëse, me rezultate të pamata në dëm të njerëzimit, por në favor të interesave të tyre thellësisht materiale, të zhytur pakthyeshmërisht në botën e tyre ilistike.

Do të jap dy pasazhe të shkurtra të librit, por shumë domethënëse për të patur të kornizuar tablonë e përgjithshme:

“Ekziston dhe ka ekzistuar për një gjeneratë, një rrjet ndërkombëtar Anglofil i cili operonte deri diku, edhe pse me bindje radikale të djathta, mes aktesh komuniste.

Në fakt këtë rrjet e identifikojmë me emërtimin ‘Round Table Group’, që edhe pse thellësisht i djathtë, nuk ka asnjë lloj neverie të bashkëpunojë me komunistët, apo me grupime të ngjashme ideologjike, siç dhe në mënyrë të vazhdueshme kooperon.”

Këtë grup kapitalistësh, multimilionerësh, që sot në prapaskenë formon, organizon dhe mbështet grupime apo organizata anarko-komuniste, që sulmojnë çdo të djathtë, apo të kundërt në ide dhe e etiketojnë si “racist”, e ka themeluar një britanik, një megakapitalist pronar minierash, krahu i djathtë i Rothschild-ëve në Afrikën e Jugut, hiperacisti Lord Cecil Rhodes, i cili besonte tek sumpremacia e racës angleze dhe kontribuonte fuqimisht, që kjo racë të drejtonte botën. Nuk e kishte thjesht bindje ideore, e kishte qëllim në vetvete, ndaj dhe rrjeti epitetizohej dhe epitetizohet si ‘anglofil’.

***

Që të kthehemi në kohë, sepse shpesh e kemi memorjen e shkurtër dhe logjikën analitike të munguar, ju kujtoj se deri para pak javësh na kishin izoluar totalisht dhe kush guxonte të thyente izolimin, gjobohej, dënohej, ndëshkohej dhe përndiqej, si të kishte bërë krim.

Por një ditë të bukur, Coronavirus-i u zhduk si me magji, pikërisht në momentin kur në rrugë dolën anarko-majtistët dhe kush guxonte t’u thonte që jeni duke thyer rregullat e izolimit dhe karantinimit, konsiderohej racist.

Ky dhe vetëm ky fakt, na tregon dhe vërteton shumë qartë se edhe Coronavirus-i është një orkestrim, edhe protestat e tanishme, të dhunshme dhe anti-humane janë një orkestrim, edhe të tjera që mund të pasojnë do të jenë pjesë e orkestrimit, që vijnë veçse nga një vatër malinjë, që e quajmë ‘Deep State’.

Në rrugë dolën super-komunistët e organizuar dhe të financuar nga super-kapitalistët. Zezakë të inkuadruar në organizata që tashmë nuk e fshehin aspak prirjen e tyre komuniste dhe vendosmërinë për të përmbysur sistemin edhe me dhunë, përkrah edhe të bardhësh radikalistë të majtë, si: ‘Black Lives Matter’ (financuar kryesisht nga Soros); ‘Antifa’ (financuar kryesisht nga Soros, Rothschild dhe disa Shtete Diktatoriale Komuniste); ‘The Sunrise Movement’ (financuar kryesisht nga Rockefeller); ‘Democratic Socialist of Amerika’ (financuar kryesisht nga RTB, Ford Foundation) dhe të tjera, që financohen nga Elitat Financiare.

Racistët e vërtetë, nxjerrin në rrugë anarko-komunistët me pagesë, që të akuzojnë pjesën tjetër të njerëzimit si raciste. Absurd!

Por, që vareja (anarko-komunizmi) ta godasë sa më shumë sistemin, duhet ngritur sa më lart të jetë e mundur, që kur të bjerë, të bjerë me forcë dhe të shkaktojë dëmin e parallogaritur, apo të pritshëm.

Për rrjedhojë logjike, sistemi dhe Trump-i (por edhe homologë të tij si në Angli dhe gjetiu), duhet të merret me “dorën” që ngre “varenë”! Ajo dorë, duhet “prerë”!

***

Nëse kthehemi sërish në kohë kujtojmë se Edward Griffin i ‘Ford Foundation’ mezi priste bashkimin e Amerikës me Europën dhe Bashkimin Sovjetik, mes krijimit të Qeverisë Globale.

Rockefeller pa drojë, zëlart dhe me ton proklamues ka thënë në një intervistë, para dy dekadash, se punon për vendosjen e Qeverisë Globale dhe të Rendit të Ri Botëror, që i përket ‘Cabal-it’, domethënë grupimit satanik që i janë përkushtuar Luçiferit dhe se kërkon rrënimin e Amerikës për të vendosur Rendin Global.

Soros, jo më larg se dy vite në një intervistë dhënë për një televizion ndërkombëtar ka thënë gojëplot se, duhet të shkatërrohet ekonomia amerikane, gjithashtu ai po kontribuon për të dhe se do të duhet patjetër të vazhdohet të mbështetet sistemi komunist dhe Kina, duke e parë atë si qendrën e Qeverisjes Globale.

I kthehem sërish pedagogur, autor të librit “Tragjedi & Shpresë” për të cituar: “Ndryshimi i sistemit amerikan, ndryshimet konstitucionale gjithashtu, do të zëvendësoheshin sipas planeve me një sistem që do të quhej KOLEKTIVIZMI OLIGARKIK, ide e hedhur që prej vitit 1952, me objektiv fundor instalimin e Rendit të Ri Botëror”.

*Për të arritur qëllimin, do të duhej të operonin dhe të vepronin në shumë fusha, por vëmendjen kryesore, në formë urdhërore ndaj zbatuesve të strategjisë, e drejtuan nga SISTEMI ARSIMOR dhe Institucionet Arsimore.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kishë Kristiane Largohet Forcërisht nga Një Qytet në Kaliforni!

Next Story

Estradë në Itali: Deputetin e Ngrehin "Peshë" & e Nxjerrin Jashtë Sallës së Parlamentit!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe