Kosovë e varur dhe e pavarur!
Kosovë që e hanë pjellat e saj! Që e shesin dhe e blejnë, edhe pse ulërijnë e bërtasin se kanë shkrepur patllaken me UÇK-në për liri e mëvetësi.
Kosova “e varur” është produkt i ndërhyrjeve të ish Presidentit Clinton, rrymës antiruse të globalistëve amerikanë, krijuar në një kohë me një Boris Yeltsin President të Rusisë, njeri i dobët dhe pa staturë politike. Kështu pra, majtisto-globalistët ishin në kohën dhe në terrenin më të mirë për të dhënë zgjidhje të formës së prerë, që në themelimin e shtetit të ri të Kosovës.
Vitet dhe dekadat treguan që themelet e hedhura ishin të cekta, me plitharë dhe jo me gurë, aspak të shëndosha për të mbajtur një “godinë” me lumin e rrëmbyer Sërbi, që i kalonte përbri.
***
Ja të kujtojmë sesa pranë ka qënë Thaçi me çiftin Clinton dhe për rrjedhojë me Soros, me dy apo tre momente që janë zbulesë e së tërës në thelb.
Presidenti Hashim Thaçi i dha para pak kohësh, “Urdhërin e Lirisë”, ish Presidentit të SHBA-së Bill Clinton për rolin e tij dhe ndihmën e tij dhënë Kosovës, duke e quajtur atë “gur të qoshes”. Por ja që nuk na paska qënë gur Bill-i, por ferizol.
Për 78 ditë, NATO-ja bëri një fushatë bombardimesh në fund të vitit 1998 dhe deri në qershor të vitit 1999, një konflikt gjatë të cilit u vranë 10.000 njerëz.
B. Clinton dhe M. Albright ishin urdhëruesit e NATOs për bombardime, dhe më pas ishin po këta, që i ulën dy vendet për bisedime, për të vendosur paqen, pas lufte.
Kush e solli Thaçin në krye të Kosovës? Patllakja e UÇK-së apo Clinton? Po më parë, në krye të UÇK-së, kush e vendosi Thaçin? Shokët e tij andartë, apo një dorë e fshehtë?
Në vende të vogla, ata që vijnë në krye, nuk vijnë kurrë nga aftësitë personale, apo nga populli, por nga “ustai” fuqiplotë, jemi mësuar t’i citojmë si “Fuqitë e Mëdha”, që i përzgjedhin, pasi kanë provuar se janë të duhurit për ta.
Fondacioni Soros është embrioni i idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kososvës dhe Sërbisë. Këtë fakt, mes raportit të vetë Fondacionit, e njeh i madh dhe i vogël.
A ka qënë Thaçi dakord me këtë shkëmbim? Padyshim që po! Me proçesverbale mbledhjesh edhe në strukturat e BE-së, rezulton kjo, dakortësia e tij pra. Besoj se as vetë Thaçi këtë nuk e mohon dot.
Në muajin prill të vitit 2018 George dhe Alex Soros kanë vizituar Beogradin, Prishtinën dhe Tiranën. Këtë trigon qendrash vendimmarrëse, i kanë sjellë në akord për të pranuar shkëmbimin e territoreve. Ato që ndonjëherë dëgjoheshin nëpër televizione dhe emisione bajate, apo ato vallaha përplasje nëpër takimet me Mogerinin dhe BE-në, ishin hi syve popullit të “bukës së përditshme”. Por gjatë kësaj periudhe kohore, deri para pak muaj më parë, George Soros ka qënë me dhjetra herë në këto territore dhe ka qënë në linjë të hapur me udhëheqësit e tre vendeve, pikërisht për këtë çështje.
Majtisto-globalistët kanë planifikuar rihartëzim të Ballkanit dhe kryesisht në territorin Sërbo-Kosovar, si dhe kanë planifikuar një Ballkan Perëndimor të unifikuar nën drejtimin e Sërbisë, dhe pas një periudhe tranzitore të nevojshme për konsolidimin e këtij territori, Ballkani Perëndimor do të ishte një rajon mëse i kontrolluar, me një prijës (Sërbinë) dhe disa vasalë të vegjël.
Për të arritur këtë objektiv, majtisto-globalistët thirrën në Hagë dikur ish kryeministrin Haradinaj. E bënë këtë pikërisht sepse duhet ta largonin këtë filoamerikan që nuk po pranonte shkëmbim territoresh dhe po u frenonte kështu implementimin e planit strategjik.
Haga e thirri Haradinajn dhe ai u dorëhoq.
Për rrjedhojë erdhën zgjedhje të parakohëshme dhe ato zgjedhje sollën në pushtet kriptokomunistin e Lëvizjes “Vetvendosja”, Albin Kurti.
Kush e solli në pushtet Albinin? Kosovarët apo klika globaliste? Për këtë të dytën dyshojnë shumica!
***
Ndërhyrja urgjente e Amerikës dhe Moskës për t’i dhënë një zgjidhje çështjes, tronditën Berlinin, Fondacionet Soros dhe Clinton. Dhe meqë Hagën e kishin përdorur njëherë, sepse e kanë strukturë të Qeverisë Globale, e bënë edhe për një herë tjetër, që të bindet gjithkush në Europë dhe Botë, që drejtësia ka rënë dhe me vullnetin e majtisto-globalistëve drejtësia ka vdekur dhe është e pakallur.
Kësaj here globalistët duhet “të hanin” pjellën e tyre. Por dyshohet që mes kësaj e hoqën qafe, sepse duket të kenë një Albin edhe më të përkushtuar për ta patur zbatues të planeve të tyre leftiste.
Bastuni i LDK-së iu nevojitet dhe mund ta përdorin, sa herë ta lypë momenti akut. Ndërsa tek kriptokomunisti kanë gjetur mesa duket devotshmërinë (si dhe tek Tsipras në Greqi).
***
Nuk do të ndodhë asgjë!
Thaçi nuk duhet të shkonte në gojën e ujkut, tek Trump, në Shtëpinë e Bardhë, me të deleguarin e tij, ndaj dhe iku para pak kohe, duke e thirrur një prokuror në Hagë. Vetëm kaq, tjetër arsye nuk ka!
Nga Haga do të dalë i buzëqeshur dhe i pafajshëm, nëse ka qëndruar besnik!
Ja edhe një zvarritje më shumë nga globalistët në dhënien e zgjidhjes sipas versionit Trump – Putin për Kosovën dhe Sërbinë! Me shpresën se pas muajit nëntor, nëse fitojnë presidencën në Amerikë, do i bëjnë sërish si duan territoret.
Për t’u vlerësuar nga ana tjetër është fakt se Thaçi, po luante nëndhe me administratën Trump dhe këto sjellje nuk u shpëtojnë demonëve majtistë, pa i vënë re, apo pa i marrë vesh.
Nëse Thaçi ka konsumuar më shumë biseda dhe premtime ndaj të deleguarit të Trump, pa dijeninë e Soros dhe Clinton, atëherë dhe vetëm atëherë, Haga do e ndëshkojë!
Njerëz të varur nuk mund të themelojnë shtete të pavaruara!
Kosova meriton më mirë, më shumë, por…!