Bill Gates Shpërthen Kundër Amerikës që Kundërshton Globalizmin!

Miliarderi akuzon Shtetet e Bashkuara për kthim prapa gjatë periudhës së pandemisë globale.

Miliarderi Bill Gates shpërtheu gjithashtu kundër Amerikës që po refuzon të kooperojë me Kinën dhe OBSH-në, si dhe me vende të tjera, në këtë periudhë të pandemisë.

Themeluesi i Microsoft kritikoi Presidentin Trump dhe Administratën e tij në reagimin ndaj virusit Covid-19, që mes thirrjes “amerikanët të parët”, shkaktuan një “vakum” në zgjidhjen e problemit në nivel global.

Gates akuzoi Qeverinë e Shteteve të Bashkuara që më shumë u përpoq të fajësonte dhe të gjente fajtorin, sesa të përballej me virusin.

Njeriu i dytë më i pasur në botë këmbënguli gjatë intervistës se, Amerika ka bërë hapa prapa, teksa nuk po bashkëpunon me vendet e tjera dhe po sillet si qeveri individualiste.

Gates tha gjithashtu gjatë intervistës se beson që: “Do të dalë dikush, i cili do të bëjë që Amerika t’u kthehet përpjekjeve globaliste të OBSH-së dhe bashkëpunimit me vendet e tjera”.

Melinda Gates, bashkëshortja e dytë e Bill Gates tha se do të vazhdojë të suportojë punën e OBSH-së dhe dha gjithashtu një lajm: “Kur vaksina të jetë gati, zezakët amerikanë do të jenë komuniteti i parë që do të bëjnë vaksinën”.

Çifti i miliarderëve financojnë qindra milionë dollarë për shëndetësinë në nivel global, për të arritur kauzat dhe objektivat e tyre, mes Fondacionit “Bill & Melinda Gates”.

Të dy deklaruan gjithashtu se po financojnë 300 milionë në kërkime për vaksinën e Coronavirus-it.

“Një prej arsyeve që jemi kaq shumë të involvuar në këtë çështje, është që askush prej nesh nuk dëshiron që të vaksinohen fillimisht vende të tjere”, tha Melinda Gates.

“Janë 60 milionë personel shëndetësor në botë, që duhet të jenë të parët që të bëjnë vaksinën.”

“Këtu në Amerikë do të jenë zezakët që do ta marrin të parët vaksinën dhe shumë popullsi indogjene, si dhe njerëz me simptoma dhe mosha e tretë.”

“Qëndrimet e Amerikës janë të papranueshme, por vakumin e Amerikës po e mbushin liderë europianë që janë tejet bashkëpunues.”

Çifti deklaroi se do të hedhë të gjithë vëmendjen në mbështetjen e OBSH-së edhe pse jo çdo gjë është perfekte brenda kësaj Organizate.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Peticioni "për të Deklaruar George Soros Terrorist & për t'i Konfiskuar Pasurinë", Bëhet Viral!

Next Story

Si Clinton & Soros e Çuan Thaçin në Hagë, për të Shmangur Moskën & Uashingtonin.

Latest from Opinione