“Bllokim” nga BE për hapjen e kufijve grekë dhe turizmit në Greqi, pasi të premte bëri takim në orët e vona përfaqësia e vendeve anëtare të BE-së, të cilët vendosën të hapin kufijtë e brendshëm të Bashkimit Europian nga data 1 korrik, vetëm për 14 vende!
Përkatësisht kufijtë e BE-së do të hapen vetëm për udhëtarë nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku; Zelanda e Re, Ruanda, Sërbia, Korea e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.
Përsa i përket Kinës, Bashkimi Europian do të hapë kufijtë, nëse Kina do të bëjë të njëjtën gjë me europianët.
Jashtë liste u lanë Amerika, Rusia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Ky vendim do të hyjë në fuqi që prej së hënës, datë 29 qershor.
Kriteri i përdorur, sipas tyre, në përzgjedhjen e vendeve që mund të hyjnë në BE, ishte që mesatarja e numrit të të prekurve, në bazë popullsie të ishte 16 të prekut / për 100.000 njerëz, gjatë 15 ditëve të para të qershorit.
***
Nga ana tjetër, Qeveria Greke me një vendim të njëanshëm të sajin i tha BE-së se do të hapë kufijtë me të gjitha vendet e botës, me përjashtim të 9 vendeve.
Greqia kundërshtoi ashpër vendimin e BE-së, por ende nuk dihet nëse mund të veprojë në kundërshtim me këtë vendim, pa patur sanksione dhe nëse lejohet të dalë përtej direktivës së BE-së.
Italia ishte shumë e kujdesshme në bisedime dhe u dakortësua plotësisht me vendimin e BE-së.
Ndërsa Spanja në gjurmët e Italisë, i tha BE-së që nuk do të kalojë në një vendim të sajin, por do të respektojë vendimin e BE-së, pasi duket të jetë për ta, një vendim i rëndësisë jetike.
Nëse një shtet nuk do i bindet vendimit të BE-së, atëherë BE-ja do të mbyllë kufijtë e saj me shtetin anëtar.
Nëse kjo nuk është diktaturë, na tregoni çfarë është.
Ja ky është Bashkimi Europian që ka futur nën tutelë 27 vende, ndaj dhe shpejt a vonë duhet shpërbërë.
Nuk ka më shtete sovrane, për ta, vendos BE-ja e gjermanizuar dhe gjermanolindorja Kasner – Merkel.