George Soros Financon Grupe të Zotuara për të Rrëzuar Trump & po Ble 6 Milionë Votues Ispanikë!

Do të qëndrojmë të bashkuar, u thotë Soros aktivistëve të tij të paguar dhe do e bëjmë ëndrrën realitet, duke fuqizuar rradhët e anëtarëve tanë.

Ishte George Soros gjithashtu që financoi edhe Grupin për “Lobim për Kufij të Hapur”, grup që përbëhet nga njerëz që dalin rrugëve dhe krijojnë probleme me qëllim rrëzimin e Presientit Trump.

Mendohet që rreth 6 milionë të rinj ispanikë dhe jo vetëm, disa që sapo e kanë marrë nënshtetësinë dhe disa që po e marrin gjatë kësaj kohe, po blihen për të votuar kundër Trump në nëntor 2020.

Gjatë një aktiviteti, grupi “Të bashkur Ëndërrojmë” deklaruan se po shtojnë dhe po fuqizojnë rradhët e anëtarësisë me votues ispaniko-amerikanë, me qëllim largimin e Trump-it.

E majta sërish vepron dhe ble votën si në Perëndim, ashtu edhe në lindje, apo në vende gjysëm-diktatoriale si Shqipëria.

***

Në të shkuarën, ky grupim ka ushtruar presion për të hapur kufirin dhe kanë kërkuar amnisti për 11 deri 22 milionë ilegalë emigrantë, që sot jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Që prej viti 2015, “Soros Open Society Foundations” ka qënë donatori kryesor i këtij grupimi, që është krijuar nga ai personalisht.

Cristina Jiménez, drejtore ekzekutive e Organizatës Ispanike ka deklaruar:

“Ne e dimë që duke mbrojtur emigrantët ne do të arrijmë ta mposhtim Trump-in në zgjedhjet e nëntorit”, tha para pak orësh drejtorja e Organizatës për ‘NBC News’.

Jiménez shtoi gjatë intervistës se rreth 2.5 milionë Ispaniko-amerikanë janë tashmë pjesë e armatës kundër Trump.

Ka edhe disa grupe dhe Organizata të tjera ekstremiste majtiste që financohen nga Soros, si:

The SEIU

The Sunrise Movement

T Soros-funded Center for Popular Democracy

The Youth Alliance

LUCHA Arizona

Grupimi ankohet dhe proteston kundër “supremacisë së bardhë dhe racizmit sitemik” dhe premton që do të fitojë edhe mbi Policinë edhe mbi Qeverinë amerikane.

Këto deklarata i bënin deri dje, organizata terroriste të Lindjes, sot, i bëjnë organizata që operojnë brenda Shteteve të Bashkuara.

Problemi real ka tashmë fytyrë, emër, qëllim apo target dhe i dihet strategu!

Me këto që deklarojnë publikisht dhe me ato që kryejnë praktikisht, nuk janë veçse organizata terroriste dhe të tilla do të cilësohen, si dhe do të ndalohen të ekzistojnë. Gjithashtu strategu dhe veglat e tij, duhet dhe to të kalojnë përpara drejtësisë, sepse jeta e çdo amerikani vlen dhe shteti nuk mund të nëpërkëmbet nga një bandë gangsterësh dhe hajdutësh me pagesë.

Ligj dhe rend, kjo është linja operacionale e Administratës Trump, për të asgjësura bakeqët dhe për të kthyer jetën në normalitet të plotë.

Mendja djallëzore dhe milionat, mund të blejnë disa të varfër, por kurrësesi nuk do të arrijnë të përmbysin vullnetin e popullit amerikan, që më, nuk i pranon dhe jo vetëm kaq, i kërkon të çohen në bangën e të akuzuarve majtisto-globalistët dhe plaçkitësit e pronave dhe bizneseve të tyre.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Madonna: Trump Është "Nazist" - Majtistët Nxorrën Sërish Këngëtaren për Britma!

Next Story

BE Izolon Shqipërinë. Mbyll Kufijtë e BE-së për 5 shtete!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe