Më e keqja me pandeminë Covid-19 pritet të vijë, deklaron OBSH-ja e drejtuar nga etiopiani Tedros Ghebreyesus. Po rritet me shpejtësi përhapja sërish e virusit nëpër botë, deklaron OBSH-ja e Bill Gates.
Sipas Drejtorit famëkeq të OBSH-së, veglës në duart e Bill Gates, ish ministrit të një diktature si Etiopia, na thotë se, vende si Korea e Jugut, Kina, Gjermania, Singapori dhe Japonia kanë plane më të qarta dhe të sakta për mposhtjen e sëmundjes, krahasuar me vendet e tjera.
Ç’është kjo botë që në një “pandemi” na funksionon me 2 apo 3 shpejtësi përballjeje me virusin dhe OBSH-ja vetëm konstaton?! Atëherë OBSH-ja nuk ka kryer funksionin e saj, për të cilin dhe është krijuar, një arsye për t’u shkrirë dhe për të mos qënë institucion i Kombeve.
OBSH-ja po u sugjeron vendeve që pushteti qëndror t’ja kalojë kompetencat Pushtetit Lokal për të rritur numrin e testimeve në popull, si dhe për të marrë vetë vendimin për izolim, karantinim, ‘lockdown’.
Pse? Apo sepse mund t’i kontrollojnë më mirë pushtetarët / drejtuesit lokalë? E si mund të shmanget kushtetuta dhe legjislacioni i një vendi dhe me një vendim të OBSH-së të zhvishen nga kompetencat e tyre Institucione të Qeverisjes Qëndrore?!
Drejtori i OBSH-së, në një deklaratë të tij gjeti edhe pak hapësirë që të qahej për Amerikën dhe Anglinë, që nuk janë duke i ndjekur besnikërisht, siç po veprojnë vendet e tjera dhe se nuk po zbatojnë “instrumentat e tyre” për përballimin e pandemisë.
OBSH-ja ka kritikuar ashpër qeverinë angleze dhe e akuzon atë si shkakëtare për përhapjen sërish të pandemisë dhe i sugjeron që tua lërë në dorë vendimmarrjen për ‘lockdown’ drejtuesve të pushtetit lokal.
Gjatë një konference ditën e djeshme Drejtori i OBSH-së tha: “Megjithëse disa vende kanë bërë progres, pandemia është duke u përhapur sërish me ritme të shpejta. Ne të gjithë duam që një ditë të marrë fund dhe të largohet, të gjithë duam që të shpëtojmë jetët e njerëzve, por realiteti duket të jetë i ashpër dhe jemi shumë larg zhdukjes së pandemisë, ajo do të jetë prezente për një kohë të gjatë.
Disa vende kanë eksperimentuar të hapin ekonomitë dhe shoqëritë e tyre, por për këtë jemi shumë skeptikë. Virusi ka ende shumë hapësira për të lëvizur.
Këtë rrezik duhet ta luftojmë të gjithë së bashku, kemi frikë që më e keqja po vjen”.
***
Nëse kjo nuk është një deklaratë paniku, atëherë çfarë është?!
Si është e mundur që gjuha e deklaratave të një drejtuesi global të jetë e tillë, që në vend të qetësojë, alarmon. Në vend që të japë zgjidhje, u tregon njerëzve vetëburgimin, izolimin, domethënë rrënimin, që padyshim më pas sjell dëme të pallogaritshme në shëndetin mendor dhe psiqik të njerëzve, ndoshta edhe vdekjen.
Njerëz që do të mbyllen dhe nuk do të punojnë, njerëz që nuk do të kenë të ardhura për të jetuar, do të sjellin për pasojë ndryshime në strukturën sociale. Vende të varfëra pa rezerva emergjencash, për të ushqyer popullin që nuk mund të punojë, do të duhet të vdesin nga uria, ose do të shkojnë drejt luftërash civile, apo drejt plaçkitjesh masive mes shtresash sociale.
Taktika të tilla nuk janë pandemi virusale, por pandemi politike, elektorale, me qëllime të errëta dhe me viktimë real, një dhe të vetëm, NJERIUN.
Shtetet kudo në botë duhet të ndjekin modelin suedez të përballimit të këtij virusi, që kurrësesi nuk është pandemi dhe të kalojnë në mosbindje civile, edhe nëse qeveritë vegla të Rendit Global i urdhërojnë të jetojnë si kavje dhe të vegjetojnë si bimë në karantinë.
Jetën na e ka dhënë Perëndia dhe na e merr vetëm ai. Izolimin/burgimin na e kondicionon ligji dhe kodi penal nëse e kemi thyer atë dhe askush tjetër.
OBSH-ja të investigojë Kinën dhe të mos izolojë botën, sepse virusi i krijuar në laboratoret e Wuhan-it është një armë biologjike, me qëllime sistemike politike.