Gjyqtari Brett Kavanaugh i jep një “zgjim” tronditës miliarderit liberal.
Ditën e hënë SCOTUS-i dha urdhër të ri Aleancës së George Soros “Open Society International” lidhur edhe me aktivitetin e saj përtej kufirit.
Aleanga për Shoqërinë e Hapur Ndërkombëtare ka marrë fonde federale për të luftuar sëmundjen HIV/AIDS në mbarë botën.
Megjithatë, veprimtaritë e Soros u ndeshën dhe u goditën me një bllok të vendosur nga Kongresi, që ndalon çdo lloj organizate që mbështet prostitucionin, të marrë fonde federale.
Grupi ekstrem leftist pro prostitucionit i ka bërë padi gjyqësore Qeverisë së Amerikës, për të anashkaluar këtë akt të Kongresit, por nuk ka kaluar dot, pasi është rrëzuar nga shumica konservatore e Gjykatës Supreme.
Presidenti Donald Trump e emëroi gjyqtarin Brett Kavanaugh për të deklaruar opinionin e shumicës për rastin konkret.
“Përmbledhtazi, bashkëpunëtorët e huaj të paditësve janë organizata të huaja dhe organizatat e huaja që veprojnë jashtë nuk kanë asnjë të drejtë në bazë të Kushtetutës së SHBA-së” – shkroi Kavanaugh.
“Do të më pëlqente që paditësit të mbështesnin organizata që janë kundër prostitucionit. Krongresi kërkoi për organizata të huaja që janë kundër prostitucionit, në mënyrë që të alokonin fonde. Nga ana tjetër paditësit nuk gëzojnë asnjë të drejtë për ta eksportuar Amendamentin e Parë në mbrojtje të organizatave të huaja dhe në mbështetje të përdorimit të fondeve, që për aprovim kalojnë nga Kongresi.
Këto organizata janë ligjërisht të ndara nga organizatat amerikane. Dhe meqë organizatat e huaja operojnë përtej kufirit nuk gëzojnë asnjë të drejtë konstitucionale, por kjo nuk do të thotë se mund të shpërfillin Kërkesat Politike të bëra nga SHBA, teksa janë ushqyer me fonde federale amerikane” – tha gjyqtari.
Në rastin e “Agency for International Development v. Alliance for Open Society International“, gjyqtarët Brett Kavanaugh, Clarence Thomas, Neil Gorsuch, Samuel Alito dhe John Roberts urdhëruan përballjen dhe kundërshtimin frontal lidhur me aktivitetin e organizatave të Soros-it nëpër botë.
Justices Stephen Breyer, Sonia Sotomayor dhe Ruth Bader Ginsburg votuan pro Soros-it, ndërsa gjyqtarja Elena Kagan nuk mori pjesë në senacën e vendimmarrjes.
Rrjeti i Soros ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme, duke mohuar se kanë përdorur fonde federale në nivel ndërkombëtar për trafikun apo tregtimin e qënieve njerëzore.
Patrick Gaspard, presidenti i “Open Society Foundations” dhe ish zyrtar i lartë i Administraës Obama, tha: “Gjykata Supreme mbështeti qeverinë e Shteteve të Bashkuara për të impostuar një axhendë ideologjike lidhur me organizatat e SHBA-së dhe për të kufizuar të drejtën e fjalës së lirë. Përpjekja Anti-Prostitucion kompromenton luftën kundër HIV duke stigmatizuar përpjekje të bëra për të ofruar shërbime shëndetësore. Dënimi i grupeve të marxhinalizuara nuk është një strategji shëndeti”.
Pavarësisht padive dhe ankesave të grupeve të Soros-it, vendimi i Gjykatës Supreme mori formë të prerë.