Islami në Amerikë Kundër Bill Gates – “Kërkon Shpopullimin e Botës mes Vaksinës Covid-19”!

Drejtuesi i islamit në SHBA Louis Farrakhan ngriti një sërë akuzash kundër miliarderit Bill Gates, duke pretenduar se Gates dhe ata rreth tij kërkojnë shpopullimin e botës, mes vaksinës kundër Covid-19.

Sipas Farrakhan, bashkëthemeluesi i Kompanisë Microsoft, Bill Gates është duke bërë lëvizje të fshehta dhe të dyshimta me Dr. Anthony Fauci, që duke u kapur pas pandemisë së coronavirus-it, të mund të implementojnë planin e tyre për shpopullimin e planetit.

Ai akuzoi gjithashtu edhe bashkëshorten e Gates, Melinda Gates, që mes vaksinës do i japin fund krizës së coronavirus-it, por që fundi i krizës shënon edhe fillimin e shpopullimit të planetit.

Gjatë një fjalimi në selinë e Islamit në Chicago, udhëhesësi i Islamit Farrakhan u bëri thirrje udhëheqësve afrikanë dhe ndjekësve të tij të shmangin përdorimin e medikamenteve që sugjerohen nga Gates dhe më pas të mos pranojnë bërjen e vaksinës së shkencëtarëve perëndimorë. 

“U thashë vëllezërve dhe motrave të mia në Afrikë, nëse ju vijnë me vaksinë, të bëni kujdes. Mos i lejoni t’ju vaksinojnë! As medikamentet e tyre mos i merrni” – u tha Farrakhan të pranishmëve, në ditën kombëtare të pavarësisë së Amerikës, besimtarë të Islamit.

Farrakhan ka një histori me fjalime dhe predikime anti-semitike.

Farrakhan propozoi ngritjen e një grupi virologësh dhe epidemiologësh për të ispektuar vaksinën që po krijojnë për të luftur vallaha coronavirus-in.

Gjatë fjalës së tij ai shkoi edhe më tej duke thënë: “Gates dhe Fauci po bëjnë para momentalisht, duke parashikuar se do të vaksinojnë 7 miliardë e 500 milionë njerëz. I kanë vënë qëllim vetes shpopullimin e botës. Kush dreqin ua jep këtë të drejtë? Kush janë këta që ulen mes miliardave të tyre dhe diskutojnë se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë. Ndaj dhe bota e këtyre do të marrë fund shumë shpejt, sepse po investojnë miliarda për vdekjen, ndërsa Perëndia po i çon ata drejt vdekjes”.

Farrakhan tha se është një aktivist i anti-vaksinimit, përkrah shumë konservatorësh të tjerë të së njëjtës lëvizje. Masat e izolomit, mbylljet dhe karantinimet, distancimi social, thellimi i krizës ekonomike do e bëjnë edhe më të lehtë që Fauci dhe Gates të zgjasin pandeminë, për të bërë të domosdoshme vaksinën. Plane ogurzeza, njerëzish diabolikë.

Lëvizjet e para kundër vaksinë filluan ditën e shtunë në Teksas dhe pritet të shtrihen në të gjithë vednin.

Një shkencëtare pjesëmarrëse në aktivitet dhe e lidhur me sektorin e shëndet publik deklaroi me përgjegjësi të plotë, që vaksinat e deritanishme të prodhuara nga Bill Gates dhe Anthony Fauci kanë rritur në masë rastet e fëmijëve me autizëm.

Bill dhe Melina Gates deklaruan para disa javësh se popullata e parë që do të marrë vaksinën, është komuniteti i zezakëve në Amerikë fillimisht. Kundër kësaj deklarate sot në Amerikë po dalin të gjithë besimtarët zezakë në Islam dhe po bëhen promotorë të fushatës anti-vaksinim.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Arrestohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Jeffrey Epstein! A do të kemi një tjetër vetëvrasje "alla Clinton"?!

Next Story

George Soros Goditet nga Gjykata Supreme me Kufizim të Drejtash - Vendimi Mori Formë të Prerë!

Latest from Opinione