Fauci Qan me Lot Krokodili në CNN!

Eksperti kondraversal për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, po ankohet, pasi beson se familja e tij rrezikohet për shkak të rolit të tij publik.

Fauci ka qënë Drejtor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive dhe këshilltar i Presidentit Trump përgjatë periudhës së Task Forcës së krijuar për Coronavirus-in.

Para pak ditësh Fauci tha se merr “kërcënime serioze” ai dhe familja e tij, aq sa u detyrua të punësojë roje private. Këtë deklaroi në kanalin televiziv CNN “i famshmi” panikshpërndarës Fauci dhe la “gojëhapur” të gjithë ata që e dëgjuan, sidomos kur iu drejtua gazetarit të programit televiziv me pyetjen: “A janë këto Shtetet e Bashkuara të Amerikës?”

Ndërkohë që nëse publiku do të mund të replikonte do i bënte të njëjtën pyetje, por me një konotacion tjetër, që kur të analizonte punën diabolike që ka bërë për dekada, kundër popullit amerikan, afrikan dhe popujve të botës, përkrah miliarderit globalist Bill Gates, nuk do ta mendonte më që të dilte në ekrane televizive duke bërë “viktimën”.

Por gazetari i CNN, ky kanal propagandistik majtisto-globalist, nuk i bëri as pyetjen më të thjeshtë logjike: “kush e kërcënon Fauci-n, si dhe kur?”

Gjatë javëve të fundit disa senatorë republikanë e kanë vendosur në qendër të shënjestrës, me të drejtë, duke e vënë përpara përgjegjësisë, si dhe duke i renditur me kurajo civile dhe politike gabimet e qëllimshme dhe të vullnetshme të bëra nga ai si ekspert, në dëm të popullit amerikan dhe me një kosto të lartë për të gjithë, shpirtërore, jetike, psikologjike dhe ekonomiko-financiare.

Ky është panikmbjellësi, dora e zezë e Gates, që teksa nuhat që afron ‘cunam’ mbi ata që luajtën keqdashësisht me një virus laboratori, me një pseudopandemi, me jetën e qindra milionë, apo miliardë njerëzve, kërkojnë të gjejnë strehë në trillime, duke u viktimizuar publikisht, me shpresën se populli do të preket, por edhe me dashakeqësinë për të klasifikuar si kërcënues njerëz që nuk kanë pse të kërcënojnë askënd, por e kanë për detyrë të sjellin gjithkënd që ka dëmtuar popullin amerikan dhe qeverinë, përpara drejtësisë.

***

Kontradiktat dhe disinformimet që ka shprehur dhe që i ka bërë Fauci popullit amerikan dhe gjithë globit, janë të panumërta. Mund të kujtojmë kur në fillim të marsit deklaronte se “nuk ka asnjë arsye pse të qarkullojmë me maskë”, sot panikmbjellësi është promotori i mbajtjes së maskës.

Presidenti Trump e ka karakterizuar Fauci-n si “alarmistin e vockël”.

Fauci, dora e zezë e globalistëve po shtynte dhe promovonte axhendën e tyre të shëndetësisë dhe vaksiminit shenjëzues, por mesa duket, edhe këtu, mprehtësia e publikut, bëri që të çedonin planet endemike të tyre, në dukje potente, por aspak të sofistikuara dhe në të shumtën e rasteve spontane, deri në pamendësi.

Pandemi nuk ka! Por edhe Plandemisë duket se po i vjen fundi! Nuk u ka mbetur më gjë, i ezauruan të gjitha!

Mesa duket qënka e shkruar që Nëntori të jetë i kuq. Por në Lindje komunist dhe në Amerikë republikan.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Aromë Globalizmi - Një Emigrant nga Ruanda i Vuri Zjarrin Katedrales së Nantes në Francë!

Next Story

Céline Marie Claudette Dion - 1988, Fituese e Eurovision!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe