Një prej afroamerikanëve më të njohur si mbështetës të Presidentit Trump, Bernell Trammel “u ekzekutua” jashtë sipërmarrjes së tij në Milwakee nga një person i panjohur, para disa ditësh.
Trammell ishte i njohur për aktivizmin e tij politik përkrah Presidentit Donald Trump, por edhe për besimin e tij në Perëndi.
Trammell kishte të vendosura disa pankarta dhe banera, pro presidentit Trump, në fasadën e biznesit të tij, fakt që shtyu personin e panjohur për të kryer vrasjen, si dhe për të vënë në lëvizje republikanët për këtë akt makabër politik, kundrejt një mbështetësi të tyre.
Deri më sot Policia ende nuk ka ndaluar ndonjë të dyshuar, ndërsa Media-t e kanë varrosur çështjen dhe nuk flet askush për të dhe për ngjarjen e pazakontë.
Kjo është Media e lirë për të cilën kanë luftuar pionerët e gazetarisë?! Sigurisht që jo!
Kjo është Media gramafon i propagandës së paepur dhe të parreshtur të majtisto-globalistëve, që e kanë katandisur atë në një makineri ‘larje trush’, por edhe në “institucionin” më të pabesueshëm për shumicën e njerëzve.
Ku janë “të flaktët” anarkistë dhe vandalë të ‘Black Live Matter’, teksa një person nga komuniteti afroamerian, një zezak, humbet jetën si i ekzekutuar? Ku janë organizatat e paguara me miliona dollarë nga Soros që vallaha mbrojnë të drejtat e komunitetit me ngjyrë?
Kjo është bota farse që kanë krijuar marksistët zezakë dhe jo vetëm, të financuar nga miliarderi i dyshmtë dhe nga qarqe që duan një botë ndryshe nga ajo ku u lindëm dhe u rritëm.