Një Burrë i Armatosur Mban Njerëz Peng në Le Havre të Francës!

Një burrë i armatosur mban njerëz peng në Le Havre të Francës. Njerëzit përreth pretendojnë se ai kërkon që palestinezët të mund të hyjnë në Xhaminë Al Aqsa.

Media thonë se ai po kërkon që Izraeli të lirojë “fëmijët palestinezë të burgosur padrejtësisht”, si dhe t’u lejojë palestinezëve nën 40 vjeç hyrjen në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem.

Dy kërkesat iu dhanë drejtpërdrejt mediave, sipas RTL. Oficerët e specializuar të RAID janë në vendngjarje dhe rrugët përreth janë mbyllur. Asnjë lëndim nuk është raportuar deri më tani, por njerëzit ende mbahen peng.

Një zëdhënës i policisë thotë se pengmarrësi kishte kapur katër pengje brenda bankës. Dy u liruan më herët. Zëdhënësi ka përshkruar gjithashtu burrin pengmarrës, si një 34-vjeçar me një histori me probleme psiqike.

Publikut po i kërkohet të shmangë kalimin nga zona e “Boulevard de Strasbourg”.

Lëvizja e lirë migratore dhe e pakontrolluar në shumicën e rasteve, vendosin përpara momentesh tragjike banorët e vendeve pritës së emigrantëve, duke ju shkaktuar atyre trauma, deri dhe në humbje jetësh.

Nëse ky është globalizmi, është koha t’i kthehemi shteteve kombe dhe kufijve të kontrolluar, si dhe ndërprerjes së menjëherëshme të lëvizjeve migratore.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA: Vranë Një Afroamerikan Sepse Mbështeste Presidentin Trump!

Next Story

Absurdi i Mashtrimit me Maskën! Hipoksia!

Latest from Info