Femra në Modelin Globalist – Globalizëm Uniformiteti!

Individualiteti ka qënë që në origjinë një element i proçesit të civilizimit. Fakti që anëtarët e civilizimit mund të veprojnë si autonomë, përbën edhe bazën e shoqërisë moderne. Proçesi i individualitetit është i bazuar tek empancipimi dhe tek distancimi prej disa formave strikte të të jetuarit.

Por sot, me plan dhe strategji, teksa propagandohet me megafonë mijëravatësh civilizimi, liritë dhe të drejtat, në të njëjtën kohë ushtrohet raprezalje masash kufizuese, që vijnë nga makinacione qarqesh apo elitash financiare, që synojnë thundrimin e shoqërisë në nivel global, njeriu mbulohet me maskë, të gjithë veshin me detyrim një “ferexhe”.

Të gjithë uniformë, me dhe të pafytyrë, zbuluar tërësisht nga çdo e drejtë, por të mbuluar me maskë, të paprekur, por të sëmurë, me dëshirë për të marrë frymë, por të mbuluar për të thithur sa më pak oksigjen.

Globalizmi i uniformitetit jo vetëm ekonomik, por fillimisht aparencial, po lufton individualitetin e çdokujt, pra po sjell regres. Globalizmi që po i kthen njerëzit në kavje sjelljesh inkoshiente, që po i bën njerëzit të hutohen teksa po u imponohet diçka që as e kishin shkuar nëpërmend, globalizmi që i futi në një kurth të papritur njerëzit e të gjitha botëve (kapitaliste, diktatoriale, monarkiste etj.) mes një pandemia, mes një virusi të krijuar në laborator, që e proklamon si armikun e padukshëm, ky globalizëm pra duhet asgjësuar.

Globalizmi që vret individualitetin, që është baza e civilizimit modern, veçse globalizëm nuk mund të jetë, një fjalë që në dëgjim të parë tingëllon joshëse, tërheqëse, por që në thelb, e parë si sistem qeverisës, na rezulton me prova tashmë, regresiv.

Njerëzit duhet dhe e kanë për obligim të atyre që do të lënë trashëgim, që t’u lënë një botë më të mirë, më të civilizuar, të lirë dhe të drejtë, padyshim të mirëqënë dhe larg çdo uniformiteti komunist, punist, diktatorial.

Ferexhe, janë të aftë t’i vendosit edhe globit, por nuk do të mundin.

Nuk ka më kohë, nuk ka më hapësira për tolerim, totalitarizmi globalist duhet të shuhet. Bota e kombeve u përket atyre dhe jo demonëve të financave dhe të pushteit politik.

#MAGA

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Po i Vënë Çelsin" Selanikut: Lockdown pas Datës 14 Gusht, Nëse Nuk Ulet Numri i të Prekurve!

Next Story

Mbyllet Kufiri Greko-Turk në Evros - Fregata Turke Kaluan Dardanelet!

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe