Fregata turke u tërhoq nga territori kufitar.
Ekuipazhi ushtarak grek i fregatës “ΛΗΜΝΟΣ” u përplas mbi fregatën turke “Kemal Reis”. Dëme ka pësuar edhe fregata greke.
Në përpjekje për të ndaluar fregatën turke që t’i afrohej anijes tjetër turke të kërkimeve të pasurive të nëndetit “Oruc Reis”, që gjendet prej 36 orësh në hapësirën detare greke, fregata greke u përplas mbi fregatën turke, duke e goditur atë në krah dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Reagime me armë nga ekuipazhet e të dy fregatave, duket të mos ketë patur.
Fregata “ΛΗΜΝΟΣ” nuk ka dëme serioze, kurse fregata turke e tipit “ΜΕΚΟ 200” u tërhoq me dëme më serioze dhe në pamundësi për të qëndruar më në hapësirë detare, duke ju drejtuar kufirit turk për shërbime riparimi dëmesh.