Franca në Krah të Greqisë! Filloi Rivaliteti Francë – Turqi: Dy ‘Rafale’ Fluturuan mbi Anijen Turke ‘Oruc Reis’!

Është ngritur termometri i luftës.

Demonstrim fuqie e Francës. Parisi po i përgjigjet orët e fundit provokimeve të Turqisë në Egje dhe Mesdhe.

“Mbështetje reale të drejtave greke për sovranitet, si dhe interesave greke në Mesdheun Lindor, po u jep Franca. Prej orëve të mëngjesit, pas edhe njoftimit të Presidentit francez, mbërritën në Greqi aeroplanë dhe anije luftarakë franceze për praktikë ushtarake të përbashkët me Forcat Ushtarake Greke në Egje.

Një fregatë, një helikoptermbajtës “Mistral” dhe dy aeroplanë ushtarakë “Rafale” u pozicionuan në Kretë. Kjo është një mbështetje reale, pragmatike e Francës ndaj Greqisë, që sot u ripozicionua në Egje dhe në Mesdhe.

Aeroplanët francezë “Rafale” fluturuansot në zonën ku qëndron anija turke për kërkime.

Të dy aeroplanët që ishin ulur në bazën ushtarake të Pafos, u ngritën këtë mëngjes dhe fluturuan në zonën ku paligjshmërisht po qëndron anija turke, duke i dërguar kështu një mesazh të qartë Turqisë, për pozicionin e Francës përkundrejt saj, por ndoshta edhe të Europës.

Bëhet fjalë për një veprim të rëndësisë së veçantë dhe se Macron ka marrë mesa duket në duart e tij vendimin për të mbështetur Greqinë, pavarësisht vendimit që do të marrë Europa në vazhdim.

Mesazhi i Presidentit Macron:

“Turqia do të duhet të ndalë kërkimet e saj të përherëshme për naftë. Franca do të përforëcojë prezencën e saj ushtarake në Mesdhe në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë të Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe Greqinë. E Drejta Ndërkombëtare duhet respektuar prej të gjithëve.”

Erdogani në të njëtën kohë sulmon Greqinë.

Në një fjalim të tij të para pak orëve, drejtuar grupit parlamentar të AKP-së, Erdogani sulmoi hapur Greqinë, duke u shprehur me fjalë dhe mënyrë provokuese:

“Greqia është ajo që provokon në Mesdheun Lindor dhe jo Turiqa! Ftoj Greqinë të respektojë të drejtat e Turqisë! E ftoj që të gjendet një formulë ‘win-win’ për të dy palët! E ftoj të respektojë të drejtat e minoritetit turk dhe të Drejtën Europiane dhe kjo është një çështje që do e ngre në të gjitha diskutimet e ditës së sotme! Qëllimi i Greqisë dhe i Administratës Greke është që të na kufizojë vetëm në gjirin e Attalias në Mesdhe. Ne nuk prsim asgjë, por edhe nuk ja lejojmë vetës të na e mohojnë atë që na takon”.

Anija “Oruç Reis” do të vazhdojë të qëndrojë në territorin detar ku ndodhet edhe sot, deri më 23 gusht. Këmbëngulje për një det të ndarë drejtësisht, si për shembull për ishullin Kastelorizo, që ndodhte vetëm 2km larg bregut turk dhe 580km larg zonën kontinentale greke, logjikisht ky ishull nuk mund të jetë grek, veçse turk” – theksoi Erdogan-i.

Sulltani është në paralirimë dhe në një situatë që po cilësohet nga të gjithë, sinjë situatë jashtë kontrollit, edhe pse shpesh flet për dialog dhe negociata.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shënohet Incidenti i Parë - Përplaset Fregata Greke "ΛΗΜΝΟΣ" mbi Një nga Fregatat Turke!

Next Story

Shën Maria e Ishullit Tinos - e Tërëshenjta & Ikona e Saj Çudibërëse!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,