Një status të çuditshëm në llogarinë e tij në Twitter ka bërë ambasadori i Gjermanisë në Greqi Ernst Reichel, status i cili ka vënë në shqetësim shtetin fqinj. Nuk dihet nëse përmendja nga ana e tij e Ali Pashait është për mirë apo për keq. Apo nëse bëhet fjalë thjesht për një fakt historik.
Pala greke priste nga ambasadori gjerman që të reagonte lidhur me pozicionimin e papranueshëm të ambasadës turke në Athinë, e cila festoi qëndrimin e paduhur të Berlinit kundrejt Greqisë.
Në statusin e tij ambasadori Ernst Reichel, shkruan:
“Ali Pasha, guvernator Otoman i njohur si luani i Janinës, u përpoq të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Dështoi dhe e vranë. Trupi pa kokë i tij u varros këtu. Në një rast tjetër, kishte mbytur 18 vajza vendalie, sepse nuk kishin pranuar të hynin në haremin e tij.”
E folur e koduar gjermanike!
Ç’do të thotë “poeti” vallë?!