Foreign Policy deklaron: “Turqia Nuk Do Të Bjerë Pa Luftë”!

Foreign Policy nuk është thjesht një organizëm gazetarie, por një ‘Think Tank’ i cili pasqyron predispozitat e politikës së jashtme amerikane dhe shpesh përdoret për të dërguar mesazhe tek të interesuarit për çështjet.

Artikulli i para pak ditëve lidhur me zhvillimet në Mesdheun lindor dhe përkatësisht me aktivizimin e Turqinë në këtë zonë, duket të jetë një mesazh i tillë.

Artikullshkruesi Michael Tanchum bën një analizë të zhvillimeve të fundit që çuan në përshkallëzimin e krizës dhe bën një vlerësim të plotë të raporteve të forcave mes palëve.

Analiza e tij është e ftohtë dhe tejet pragmatike lidhur me Greqinë dhe Qipron, teksa vë përballë aleancat dhe suportin që po merr Greqia nga Egjipti dhe Izraeli, duke dalë në konkluzionin që sado potent të jetë ky suport, edhe Izraeli edhe Egjipti nuk dëshirojnë realisht të involvohen në një përplasje luftarake me Turqinë.

Gjithashtu të ftohta dhe realiste janë analizat e tij për pozicionimin dhe veprimet e Bashkimit Europian lidhur me çështjen. Artikullshkruesi jo vetëm që ngacmon qëndrimin e dyjëzuar të Gjermanicë, por shkon edhe më tej, tek dallimi midis vendeve të Mesdheut dhe shteteve Europiane, duke emërtuar si miq të Turqisë: Italinë, Spanjën dhe Maltën, që sipas analistit ndajnë interesa të përbashkëta ekonomike dhe tregtare me Ankaranë.

Momenti më delikat i analizës, që është ndoshta edhe mesazhi që i kalon Uashintoni Ankarasë, është e ashtuquajtura “vija e kuqe”, të cilën nëse e kalon Turqia, kjo do të thotë angazhim të Shteteve të Bashkuara në krah të Greqisë. Dhe vija e kuqe është zona në jug të Kretës!

Një zonë me pasuri të mëdha të nëndetit, një zonë që Amerika kurrësesi nuk dëshiron që të bjerë në duart e Turqisë. Në këtë pikë, shkrimi i “Foreign Policy” i jep një mesazh telegrafik dhe të prerë Turqisë nga Shtetet e Bashkuara që mund të konsiderohet edhe Casus Belli.

Për rrjedhojë Turqia do të shtrihet në pjesën tjetër të Mesdheut duke cënuar sovranitetin territorial grek dhe duke kërkuar bashkëshfrytëzim me të drejta të barabarta të pasurive të nëndetit.

Kush do të jetë vallë përkrah Greqisë?

Rusia i ka dhënë shenjat, por Athina hesht. SHBA-ja është ofruar deri diku, por Athina duket e tërhequr për të luajtur me ‘karta të hapura’ pro-amerikane.

Bashkimi Europian nuk ka dhënë ndonjë shenjë përkrahjeje ndaj Greqisë, edhe pse Kryeministri grek është tërësisht në shërbim të Berlinit, që i mëshon dialogut. Një dialogu paralog ky, sepse nuk mund të thirren në dialog një shtet i cënuar dhe një shtet cënues, për të ndarë pasuritë e të parit. Dialogu për skeptikët përkthehet në dorëzim të Greqisë ndaj Turqisë pa kushte.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dy Shkencëtarë Gjermanë: Zgjohuni & Mos Pranoni Kurrë të Vaksinoheni!

Next Story

Trump Do Të Njoftojë "Një Zhvillim Të Rëndësishëm" Për Coronavirus-in - "Shigjeta" Të Presidentit Kundër FDA-së!

Latest from Opinione